Këshilla & Arsye

January 24, 2019 | 14:31

Problemet shëndetësore që fshihen pas ndryshimit të ngjyrës së menstruacioneve

Normalisht, menstruacionet janë të kuqe, por nëse shihni ndonjë ndryshim në ngjyrë, siç është kthimi nga ngjyrë e kuqe në kafe, atëherë mund të keni një problem me shëndetin tuaj. Këtu ju tregojmë disa arsye pse kjo anomali mund të ndodhë, megjithatë është e rëndësishme që nëse keni këtë problem, të shkoni të konsultoheni me një specialist.

Stresi

Ky është një nga arsyet që mund të shkaktojë sforcimin e mitrës dhe ta bëjë të vështirë dëbimin e qelizave nga endometri, në këtë mënyrë gjaku bëhet kaf.

Dietë e varfër

Nëse dieta juaj nuk është e shëndetshme, kjo mund të shkaktojë që ngjyra e menstruacioneve të bëhet kafe për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese.

Mbeturinat

Ka muaj kur nuk është e mundur të eliminohen të gjitha mbetjet që duhet të dëbohen dhe kur mbeturinat janë ruajtur, ato dëbohen muajin pasues.

Kontraceptivët

Përdorimi i kontraceptivëve oralë dhe i injektimeve mund të shkaktojë çekuilibër të hormoneve dhe kjo manifestohet në ndryshimin e ngjyrës së menstruacioneve.

Nëse cikli juaj është ngjyrë kafe dhe mendoni se është për shkak të njërit prej këtyre faktorëve më sipër, është më mirë që të kërkoni ndihmë nga një specialist.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top