FB

October 15, 2021 | 8:40

Problemet shëndetësore që shfaqen në gjuhë

Gjuha është një nga muskujt më të fortë në trupin e njeriut, e lidhur me ndjenjën e shijes, gëlltitjen e ushqimit dhe formimin e fonemave gjuhësore, por gjithashtu tregon edhe gjendjen e shëndetit tonë.

Përveçse është një pasqyrë besnike e gjendjes shëndetësore, ajo mund të zbulojë një infeksion mykotik, anemi, gjakderdhje, dehidratim, etj. Gjuha mund të shkaktojë edhe disa probleme shëndetësore nëse nuk trajtohet siç duhet.

  1. Kandidiaza orale

E cila manifestohet si njolla të bardha dhe është rezultat i një infeksioni fungal.

  1. Leukoplakia

Një gjendje ku gjuha është e bardhë dhe mund të jetë një shenjë paralajmëruese për virusin e mungesës së imunitetit të njeriut (HIV), ose një sistem imunitar më të dobët.

  1. Glossite

E cila është për shkak të një infeksioni bakterial, viral ose një djegie në gjuhë. Kjo gjendje karakterizohet nga një ndryshim në ngjyrën e gjuhës, një ndjesi djegieje dhe ënjtje.

  1. Ethet e kuqe

Është gjithashtu një infeksion bakterial që fillon në gojë, por mund të përhapet lehtësisht në të gjithë trupin përmes njollave të kuqe dhe skuqjeve të vogla.

  1. Sindroma Kawasaki

Një gjendje e njohur edhe si “gjuhë luleshtrydhe” për shkak të pamjes që organi fiton.

  1. Lichen planus oral

Është një lezion i gjuhës i karakterizuar nga njolla të bardha dhe skuqje, lezione që gjithashtu mund të prekin lëkurën. Shkaku nuk dihet ende, por dihet se është një reagim ndaj qelizave T.

  1. Gjuha gjeografike

Situata në të cilën shfaqen njolla në organ dhe që shkaktohet nga zhdukja e disa sythave të shijes.                    

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top