Mirëqenie

June 21, 2018 | 12:43

Problemet shëndetësore që shkaktojnë humbje të kujtesës

Alzhejmeri nuk është e vetmja gjendje shëndetësor që dëmton kujtesën. Këto 4 probleme shëndetësore gjithashtu mund t’ju shkaktojnë probleme me kujtesën.

Depresioni

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë nivele më të ulëta të serotoninës dhe norepinefrinës, dy neurotransmetues që rrisin vëmendjen dhe përqendrimin. Ky problem shëndetësor lidhet gjithashtu me simptoma të tjera, si lodhje, acarim, probleme me kujtesën, ndihesh i pashpresë, mungesë ose shtim oreksi (zgjat më shumë se dy javë).

Hipotiroidizmi

Hormonet e tiroides kontrollojnë metabolizmin, dhe nëse janë të ulëta, ngadalësojnë procesin e transportimit të lëndëve ushqyese në tru. Simptoma të tjera të problemeve me tiroiden janë edhe shtimi në peshë, lodhja, lëkura e thatë, rënia e flokëve dhe ndjesia e të ftohtit.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit shkakton bllokim ose ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të ulë nivelet e oksigjenit në tru. Simptoma të tjera janë: gërhitja, zgjohesh e lodhur, dhimbje koke në mëngjes, pagjumësi.

Sëmundja celiake

Nuk është e sigurt përse ky çrregullim autoimunitar mund të ndikojë kujtesën, megjithatë një teori është se, nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë inflamacion kronik që ka efekt negativ në tru. Simptoma të tjera të kësaj sëmundje janë: Lodhja, dhimbja e kyçeve, migrena dhe diarreja.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top