FB

April 15, 2022 | 10:30

Problemi i pashprehur i diskriminimit në punë, për shkak të peshës

Pas një viti punë në një kompani kanadeze të modës, Courtney vuri re se ajo po përjashtohej nga takimet me shitësit. “Më portretizohej se të qenit jashtë zyrës për një pasdite të tërë [takimi me shitës] nuk ishte një përdorim i mirë i kohës sime”, kujton ajo.

Në gusht 2018, 18 muaj pas fillimit të punës, Courtney (mbiemri i të cilës është mbajtur i fshehtë për arsye privatësie) u ul me menaxherin e saj për një vlerësim të performancës. Ai i kaloi 10 minutat e para duke lavdëruar performancën e saj në punë, por 20 minutat në vijim e befasuan Courtney-n.

“Ai më tha se pamja ime po ndikonte në punën time. Ai më tha se mendonte se isha shumë e shëndoshë për të qenë në pozicionin ku isha. Më tha se ndihej i turpëruar të më kishte pranë shitësve në takime dhe se kjo i prishte reputacionin”.

Shefi i Courtney-t i tha gjithashtu asaj se ajo duhej të fillonte të shkonte në palestër dhe të ndryshonte mënyrën e të veshurit. Ai i tha asaj të blinte një gardërobë të re dhe të grimohej çdo ditë. “Isha shumë e tronditur”, thotë ajo. “Unë thjesht u ula dhe për të qenë e sinqertë, më dukej sikur do të qaja”. Pas takimit, Courtney thotë se ankthet e saj për pamjen ndikuan ndjeshëm në punën e saj; ajo u ndje paranojake për atë që mendonin kolegët e saj. “Puna ime u dëmtua 100%. Isha shumë e hutuar”.

Diskriminimi i bazuar në peshë në vendin e punës është ende i ligjshëm në pothuajse të gjitha pjesët e botës, me përjashtim të shtetit amerikan të Miçiganit dhe një pjesë të vogël të qyteteve amerikane, duke përfshirë San Francisko dhe Madison, Wisconsin. Në shumë vende, karakteristikat duke përfshirë gjininë, racën, fenë dhe orientimin seksual mbrohen zyrtarisht me ligj, që do të thotë se punëdhënësit nuk mund t’i përdorin ato për të diskriminuar. Por me disa përjashtime të vogla, ky ligj nuk është ende i vlefshëm për peshën.

Sigurisht, shumë njerëz e dinë se përfshirja e peshës si faktor për të punësuar kandidatë ose punonjës nuk është e drejtë. Por ky lloj diskriminimi ndodh ende, qoftë hapur apo në prapaskenë, bazuar në paragjykimet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme të njerëzve. Mund të ketë një taksë të konsiderueshme, si ekonomikisht ashtu edhe mendërisht, për ata që e përjetojnë atë. Masat për ta trajtuar atë në mënyrë legjislative po bëjnë përparim, por kjo formë tinëzare diskriminimi mbetet e vështirë për t’u zhdukur.

I anashkaluar, i gjykuar

“Diskriminimi i peshës mund të përjetohet në shumë mënyra të ndryshme, disa delikate dhe disa më të dukshme”, shpjegon Rebecca Puhl, një profesore në departamentin e zhvillimit njerëzor dhe shkencave familjare në Universitetin e Konektikatit, SHBA. “Ne shohim njerëz që diskriminohen për shkak të peshës së tyre kur aplikojnë për punë. Ata kanë më pak gjasa të punësohen sesa individët më të dobët me të njëjtat kualifikime”.

Ndërsa nuk ka asnjë provë për të mbështetur idenë se pesha është e lidhur me tipare të caktuara të personalitetit, stereotipet ushqehen me këto vendime për punësim. Puhl tregon për një studim të vitit 2008, i cili zbuloi se aplikantët për punë mbipeshë shihen si “më pak të ndërgjegjshëm, më pak të këndshëm, më pak të qëndrueshëm emocionalisht dhe më pak ekstravertë se sa homologët e tyre me peshë normale”.

Pasi të punësohen për një punë, njerëzit mund të përjetojnë në mënyra të ndryshme diskriminim në peshë. Mund të jetë i qartë, si përjashtimi dhe komentet që Courtney përjetoi në kompaninë e modës. Një studim i vitit 2021 anketoi 14,000 njerëz në të gjithë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, të cilët po merrnin pjesë në një program për menaxhimin e peshës. 58% e të anketuarve thanë se kishin përjetuar stigmë ndaj peshës nga kolegët e tyre.

Diskriminimet e tjera mund të jenë delikate. “Ne shohim njerëz të cilët janë anashkaluar për promovime, ose janë larguar nga puna për shkak të peshës së tyre”, shpjegon Puhl. Një studim i vitit 2012 i profesionistëve të burimeve njerëzore tregoi se ata kishin më shumë gjasa të hiqnin nga puna njerëzit obezë dhe më pak gjasa t’i emëronin ata për pozicione mbikëqyrëse. Në kompaninë e modës, Courtney pa njerëz të tjerë me të njëjtën punë të promovoheshin, ndërsa ajo mbeti në të njëjtën gradë. “Kushdo që kishte pozicionin tim ngrihej në detyrë brenda një ose dy vjetësh,” shpjegon ajo.

Diskriminimi i peshës manifestohet në të gjitha llojet e vendeve të punës, sipas Brian J Farrar, një avokat punësimi në Sterling Employment Law, që ndodhet në Bloomfield Hills, Michigan. Por ai thotë se është veçanërisht i përhapur në mjedise me fokus në pamjen fizike. “Ju prireni ta shihni më shumë aty ku punonjësit ndërveprojnë me klientët”, shpjegon ai. “Në një restorant ose shitje me pakicë, ju prireni të keni një incidencë më të lartë të diskriminimit në peshë”.

 

 

Burimi / https://www.bbc.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top