Mirëqenie

January 24, 2018 | 8:15

Procedurat e reja kirurgjikale, ndërhyrje pa operacion (VIDEO)

 

Shërbimi i kirurgjisë kardiovaskulare është shërbim i vetëm dhe unikal në Shqipëri që merret me trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Edmond Nuallari, doktor dhe profesor i asociuar u bë pjesë e shëndetit mjekësor ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku foli për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Emisioni Diagnozë

Emisioni Diagnozë

Ai shpjegon se konsultat bëhen në një qendër të vetme, ku bën kontaktin e parë me mjekun e familjes për të shkuar më pas tek mjeku profesionist. Në lidhje me shërbimet e sëmundjeve të zemrës, mjekët bëjnë konsulta për 15-20 pacientë në ditë.

Doktor Nuallari shpjegoi se shërbimi i tyre është i lidhur me neurologët pasi duhet të kujdesen për të gjitha problemet që mund të hasin rrugës. Pajisjet e reja i kanë ndihmuar shumë mjekët pasi janë të ndara dhe arrijnë të bëjnë sa më shumë ndërhyrje në ditë.

Në ‘Diagnozë’ ai foli dhe për procedurën e re endovaskulare, e cila që bën ndërhyrjen pa hyrë në operacion, ku pacienti mund të qëndrojë 1-2 ditë në spital.

Futja e kësaj procedure do sjellë përfitime të mëdha ku të sëmurët nuk do kenë asnjë dëmtim dhe brenda pak orëve mund të shkojnë në shtëpi.

https://youtu.be/JrEqXcJeb6A

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top