Mirëqenie

January 24, 2018 | 8:10

Ja pse kurkuma është mirë të përdoret bashkë me piperin e zi!

 

Kërkuesit e Universitetit të Miçiganit kanë zbuluar se piperi i zi dhe kurkuma të përziera së bashku, mundet të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Njihet që kurkuma është një erëz e fuqishme mjekësore, e cila kur merret me ushqimet ka një aftësi të shpejtë përthithëse dhe ndihmon në pastrimin e menjëhershëm të metabolizmit, zorrët. Ndërsa piperi i zi rrit gatishmërinë bashkë me kurkuman në gati 200%.

curcuma-pepe-nero

Përfitimet

Studime të ndryshme kanë treguar se piperi i zi bashkë me kurkuminën, janë njëmijë herë organikisht të dobishëm në luftë kundër kancerit të gjirit. Në një studim në revistën “Breast Cancer Research and Treatment Journal” kërkuesit panë se përzierja e këtyre dy erëzave ishte në gjendje të godiste qelizat staminale të kancerit.

Piperi i zi dhe kurkumina janë gjithashtu një çift i shkëlqyer për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin. Përbërësit e këtyre dy erëzave kanë ndikuar në më shumë se 700 gene, duke penguar aktivitetin e sintezës së ciklooksigjenazave-2 (COX-2) dhe 5-lipoksigjeneazave (5-LOX), përveç enzimave të tjera të përfshira në procesin inflamator.

Por këto dy erëza së bashku janë aleate të shkëlqyera kundër efekteve antidepresive. Ato ndihmojnë në shtimin e niveleve të serotoninës dhe dopaminës në tru dhe frenojnë monoaminoksidantët, një grup enzimash të lidhura me depresionin, nëse gjenden në tru në nivele të larta.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi riccamente.blogspot.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top