FB

December 31, 2022 | 9:15

Procesi i të shkruarit dhe i të menduarit

 

 

Procesi i të shkruarit nuk mund të kuptohet dhe vlerësohet pa lidhjen e ngushtë që ka me procesin e të menduarit. Sa më të qartësuara të jenë idetë, mendimet, gjykimet aq më shprehës është të shkruarit. Në qoftë se dikush arrin të shkruajë mendimet, idetë, pikëpamjet, synimet, misionin e të tjera, në mënyrë të kuptueshme, atëherë shprehja e tyre mendimeve me anën e fjalës së shkruar bëhet edhe më e lehtë që procesi i të shkruarit është i ndërlikuar, sepse kombinon disa procese mendore brenda tij. Çdo person duhet të mendojë në mënyrë logjike atë që do të shkruajë, në mënyrë që të shkruarit të jetë sa më me efektivitet dhe të ketë produktivitet.

000

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

Atëherë në këtë kontekst shtrojmë pyetjen: Ç’është procesi i të menduarit?

Si qenie njerëzore që jemi, të menduarit na vjen natyrshëm, por të menduarit efektivisht nuk është diçka e natyrshme. Ky lloj i të menduari duhet mësuar dhe praktikuar.

Të menduarit është predispozita për të krijuar. Predispozita ekziston te çdo individ që lidhet ngushtë me mjedisin social-kulturor.

Të menduarit në përgjithësi është aftësia për të zgjidhur një çështje me specifikë të caktuar. Procesi i të menduarit ndahet në dy grupe: Të menduarit krijues dhe të menduarit kritik.

Të menduarit krijues

Të menduarit krijues është i lidhur ngushtë me procesin e shoqërizimit që përbën nxjerrjen dhe përpunimin ideve dhe informacioneve nga kujtesa. Të menduarit krijues është një mjet gjenerimi për idetë që mund të aplikohet nga çdo individ në mënyrë të efektshme. Të menduarit krijues është një mënyrë të menduari dhe si i tillë u jep zgjidhje çështjeve të ndryshme që çdo njëri nga ne mund të përballet.

h-2

Fazat e të menduarit krijues

1-Nxitja: Të menduarit krijues nuk ndodh në boshllëk, ai kërkon një përmbajtje dhe disa njohuri mbi një fushë me specifikë të caktuar, p.sh. s’ka se si që një shkrues të shkruajë pa patur një nxitje apo njohuri,cdi individ ka nevojë dhe për mbështetjen e kolegëve, motivin, nxitjen e një udhëheqësi që mbron atë fushë studimi.

2-Zbulimi: Dihet se krijueshmëria përbëhet nga një masë e konsiderueshme e të gjithë atyre njohurive që ne do të zbulojmë dhe për të zbuluar këto aspekte që na mungojnë, ky proces kalon përmes disa teknikave: · Të menduarit divergjent; Shtyrja e gjykimeve; Koha e mjaftueshme; Nxitja e tendencës për të parë se sa të frytshme do të jene idetë tona.

3-Planifikimi: Kur analizohen ndryshimet, dallimet është mirë të bëjmë një planifikim kohor ose skicë dhe kjo përfshin: Mbledhjen e informacionit; Listimin e këtyre ideve; Diskutimin e tyre.

4-Veprimtaria: Idetë, mendimet me të cilat fillon procesi i të menduarit krijues duhet të jetë krijues, prandaj duhet të orientohemi në pyetje të tilla si: Ç’mund të bëjmë me këtë çështje?; Si t’i organizojmë detajet?; Çfarë do të shkruajmë?; Ku mund të bazohemi?

5-Rishikimi: Pasi është realizuar qëllimi i shkrimit tonë, shtrohen pyetjet: Çfarë kemi shkruar?; Si i kemi realizuar idetë?; Me kë mund të konsultohemi?; Si mund të bëjmë redaktimin e këtij shkrimi?

h-4

Procesi i të menduarit kritik

Termi “kritik” e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetër (krine), që do të thotë ~ ndaj, veçoj, gjykoj, etj., të tria këto folje janë të lidhura me veprime aktive me sisteme arsyetimesh, me analiza, vlerësime dhe përgjithësime.

Në zhargonin e përditshëm fjala apo mbiemri “kritik” mbart emocione negative që, referohet mendimit, të qortosh të tjerët ose vetveten, por në këtë rast po t`i referohemi stilit akademiko-shkencor termi “kritik” i referohet, vlerësimeve, gjykimeve, analizave në mënyrë racionale. Kur termi “kritik” i bashkohet të menduarit atëherë është aftësia për të dalluar të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara.

 

Të menduarit “kritik” është një:

Proces reflektimi i arsyetuar mbi kuptimin e pohimeve.

Tërësi predispozicionesh.

Botëkuptim shndërrues.

Proces i lidhur ngushtë me një kontekst social-kulturor.

Mbi kuptimin e pohimeve:

1/1- Para se të pohojmë ose të cilësojmë një pohim duhet të kërkojmë arsye të shëndosha. Reflektimi i arsyetuar ka të bëjë me shfrytëzimin e bindjeve arsyetuese ku bëjnë pjesë, logjika, shembujt, provat, statistikat dhe një sërë udhëzuesish që diktojnë te të menduarit kritik.

Pohimet janë njësi të kuptimit dhe marrin forma të ndryshme si: Pohime për fakte; Pohime për parashikime; Pohime shkakësore {të cilat janë shkaqet e pohimit}; Pohimet morale {përcaktohet se çfarë është e drejtë dhe e gabuar}; Pohime të politikave (se si hartohet politikat të cilat janë një tërësi rregullash), është art i të menduarit të diskutuarit e të qeverisurit.

2/1- Megjithëse, njerëzit mbartin inteligjencë dhe aftësi për të shqyrtuar pohimet, kjo nuk do të thotë se të gjithë mendojnë në mënyrë kritike, duhet diçka më shumë se inteligjenca dhe ky është predispozicioni, domethënë, angazhimin e çdo individi për të analizuar dhe vlerësuar pohimet e nxjerra në mënyrë të qartë.

3/1- Çdo pohim është i hapur për ndryshime, shqyrtime dhe sfida. Pohimi transferohet nga një pohim në një tjetër pohim.

4/1- Natyrisht, të menduarit kritik është i lidhur ngushtë me një qark kuptimesh, idesh, njohurish, bindjesh. Qarku i kuptimeve lidhet ngushtë dhe me zbërthimin e atyre nocioneve që janë të paqarta për lexuesin. Në këtë aspekt mund të themi se faza e të menduarit kritik është një analizë logjike dhe rëndësi për këtë ka objektiviteti duke përjashtuar çdo lloj subjektiviteti.

h-3

Pra, në kontekstin e të menduarit kritik, subjektiviteti në të menduar jo vetëm që mbart negativitet mbi aftësitë tona pohuese por dhe mund të errësojë këtë proces, veçanërisht kur ka momente emocionuese {ndërhyrja në procesin e të shkruarit}.

Nuk mund të mohohet fakti nga askush se emocionet janë një pjesë e çfarëdoshme te çdo individ. Kur flasim për procesin e të shkruarit në mënyrë akademike dhe emocioni më i vogël.

Zvogëlohen aftësitë për të gjykuar logjikisht dhe për të sjellë produktivitet gjatë të shkruarit.

Të menduarit kritik zë një vend tepër të rëndësishëm në formimin shkencor, jo vetëm te studentët por dhe te çdo njeri.

Të menduarit kritik është një proces vlerësimi, gjykimi, interpretimi, analizimi, që nxjerr në pah saktësinë e informacionit, gjërat më thelbësore të ideve që vijnë nga procesi i të menduarit krijues.

Të menduarit kritik është një proces që duhet përdorur në çdo fushë të formacionit akademik shkencor. Në këtë aspekt duhet të jemi sa më kritikë duke vlerësuar gjërat me sa më realizëm, përpikmëri dhe objektivitet. Mendimi kritik vë në provë mundësitë, analizat, vendimet e marra, nxjerr gjithashtu në pah hamendësitë e dukshme, si dhe ve në zbatim standardet e caktuara të arsyetimit logjik.

Me anën e të menduarit kritik vendoset se çfarë duhet bërë e se çfarë nuk duhet bërë, kjo na ndihmon të dallojmë të mirën nga e këqija, realen, nga jo realja.

Si të menduarit kritik dhe të menduarit krijues, janë të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top