Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis përdorimit të produkteve për drejtiminn e flokëve dhe një rrezik në rritje të kancerit tek gratë.
Hulumtimet e vazhdueshme kanë sugjeruar më parë se kimikatet për drejtimin e flokëve lidhen me një rrezik të shtuar të kancereve të lidhura me hormonet, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe vezoreve, dhe tani, një studim i ri lidh përdorimin e produkteve për rregullimin e flokëve me një rrezik në rritje të kancerit të mitrës.
Gratë me ngjyrë mund të preken më shumë për shkak të përdorimit më të madh të produkteve, vunë në dukje studiuesit.
Studimi, i botuar në Gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit, vlerëson se në mesin e grave që nuk kanë përdorur produkte kimike për rregullimin e flokëve në 12 muajt e fundit, 1.6% kanë zhvilluar kancer të mitrës në moshën 70 vjeç, por rreth 4% e grave që përdornin produkte kanë zhvilluar kancerin e mitrës në moshën 70-vjeçare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.