FB

October 8, 2021 | 10:01

Produktet natyrale për rritjen e flokëve

Uthull molle

Uthulla e mollës është një përbërës natyral që forcon flokët dhe i bën më të butë dhe me shkëlqim, si dhe ndihmon në zgjatjen e tyre. Ju mund ta shihni atë efekt të mahnitshëm duke vendosur dy lugë uthull në një litër ujë dhe duke i larë flokët me këtë tretësirë pasi t’i keni larë me shampo, gjithashtu, përzierjes mund t’i shtohet një vaj esencial për të zvogëluar erën e thartë të uthullës.

Përzierje fenugreek

Zieni fenugreekun me hudhrën e grirë në vaj kokosi për dhjetë minuta, lëreni përzierjen të ftohet dhe më pas vendoseni në frigorifer, pas kësaj aplikojeni tek flokët tuaj tri herë në javë.

Rukola

Përzieni një të katërtën e një tufe rukola të freskët me një kuti vaj kokosi duke përdorur rrahësin elektrik dhe lëreni përzierjen për njëzet e katër orë, pastaj me vajin që lundron në sipërfaqen e përzierjes masazhoni flokët, mbulojini dhe lërini kështu për dy orë, pastaj lajini flokët me shampo.

Vajrat për rritjen e flokëve

Vajrat ndihmojnë shumë në stimulimin e rritjes së flokëve. Sasitë e mëposhtme mund të përdoren për të përgatitur përzierje vajrash:

Përbërësit:

¼ filxhan vaj vitamine E.

⅛ filxhan vaj ricini.

⅛ filxhan vaj jojoba.

15 pika vaj esencial nenexhiku.

15 pika vaj esencial rozmarine.

Si ta përdorni:

Përziejini mirë përbërësit pasi i vendosni në një shishe, pastaj vendosni një pjesë në pëllëmbën e dorës dhe masazhoni lëkurën e kokës me të, përqendrohuni në vendet ku flokët bien më shumë dhe pjesët ku rritja është më e ngadaltë, pasi ta keni aplikuar në të gjithë kokën, mbështilleni me një peshqir për një periudhë jo më pak se njëzet minuta dhe pastaj lajini flokët dy herë, e para me ujë të ngrohtë dhe e dyta me ujë të ftohtë, procesi përsëritet çdo ditë për dy javë dhe duhet të theksohet se shishja me vajrat duhet të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.

Në rast se flokët tuaj janë të yndyrshëm, vendosni vaj jojoba me vaj susami ose karote për një rezultat më të mirë.

 

 

Burimi / https://justhealthness.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top