Mirëqenie

December 12, 2020 | 8:22

Produktet natyrore që ju ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve

Kafeja, pirja e duhanit dhe alkooli janë armiqtë më të hidhur të dhëmbëve të bardhë. Krahas këtyre, ka edhe shumë ushqime që dobësojnë smaltin për shkak të aciditetit të tyre. Kur smalti dobësohet, dhëmbi njolloset më lehtë. Sidoqoftë, përsëri natyra na vjen në ndihmë dhe ne zbulojmë se si.

Sherebela është e shkëlqyeshme për zbardhjen e dhëmbëve

Komponenti kryesor i shumë pastave të dhëmbëve, sherebela është një zbardhues i shkëlqyeshëm natyral. Rekomandohet të fërkoni një gjethe direkt në dhëmbë një herë në javë për të parë efektet e saj pas një muaji.

Mollë dhe luleshtrydhe

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg “: kjo frazë e famshme na ka shoqëruar që kur kemi qenë fëmijë. Dhe madje edhe për dhëmbët duket se është një e vërtetë e madhe. Në fakt, mollët dhe luleshtrydhet përmbajnë acid malik të dobishëm për zbardhjen natyrore të dhëmbëve. Në rastin e luleshtrydheve këshillohet, si për sherebelën, t’i fërkoni ato drejtpërdrejt në dhëmbë për disa minuta. Për mollët veçantia qëndron në lëngun që mund të përdoret në vend të gargarës. Këshillohet të përsërisni aplikimin dhe shpëlarjen me lëng maksimalisht dy herë në javë.

Bajame

Bajamet janë ndër ushqimet më të pasura me kalcium, i cili është i dobishëm për forcimin e dhëmbëve dhe kockave. Studiuesit gjithashtu zbuluan se përtypja e tyre ndihmon në heqjen e pllakave nga dhëmbët. Në fakt, bajamet janë një nga aleatët kryesorë për të luftuar prishjen e dhëmbëve dhe për të marrë një buzëqeshje më të mirë.

Pak njerëz i njohin këto ilaçe natyrore për të zbardhur dhëmbët dhe shpesh mbështeten në tretësira kimike të shtrenjta që provojnë se janë të padobishme dhe të dëmshme.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top