Përpiqemi gjithmonë të mbajmë pastër shtëpinë, trupin tonë, rrobat dhe gjithçka në të cilën mund të krijojmë kontakt. E dimë që disa produkte mund të kontribuojnë në ndotjen e mjedisit, por dimë shumë më pak për efektet që produktet e pastrimit dhe higjienës së trupit prodhojnë në shëndetin tonë nëpërmjet lëkurës. Disa njerëz janë të pasionuar pas produkteve të tyre dhe e kanë të vështirë t’i ndryshojnë. Por si? Giuseppe Tedeschi, diplomuar në Shkencat Shëndetësore, profesionist i Higjienës Natyrore, flet për efektet e këtyre substancave në trupin tonë.
Shëndeti i lëkurës, flokëve, dhëmbëve varet kryesisht nga shëndeti i përgjithshëm i trupit. Të gjitha përpjekjet për të trajtuar lëkurën dhe pjesët e tjera të trupit si një entitet i pavarur, pa marrë parasysh marrëdhënien e tij me sistemin në përgjithësi, janë padyshim dështime. Çdo pjesëz e vogël e lëkurës, çdo qime dhe sigurisht çdo dhëmb, ushqehet me gjak, dhe nuk mund të ketë asnjë substancë tjetër nga e cila mund të marrë ushqim.
Kremrat ushqyes për lëkurën, pasta e dhëmbëve, shampot, etj, janë të padobishëm! Pse? Për shembull, kremrat ushqyese janë në thelb yndyrë dhe asnjë yndyrë nuk mund të përthithet nga lëkura ose indet e tjera të trupit (vetëm nëse ajo fillimisht dekompozohet në acidet yndyrore që e përbëjnë, nëpërmjet tretjes), por duke pranuar se për absurditet të funksionojnë, lëkura përmban shumë pak yndyrë dhe këto kremra ushqyese nuk do të ofronin gjithsesi një ushqim të duhur për të.
I vetmi ndikim pozitiv që organi i lëkurës mund të marrë janë pastrimi, dielli dhe ajri. Nga burime të tjera të jashtme mund vetëm të dëmtohen, sepse çdo produkt sa i takon të qenit “natyral” përmban agjentë kimikë, askush nuk përjashtohet!
Në kundërshtim me traditën popullore, ekspozimet në diell nuk e dëmtojnë lëkurën (sepse duhen shitur produktet për këtë problem inekzistent). Ajo që e dëmton më shumë janë banjat, sapuni, kozmetika, etj. Sapunët, përveç atyre që për shkak të punës me materiale që vetëm uji nuk mund t’i heqë (mekanikë, minatorë, punëtorë vaji etj.), nuk duhet të përdorin sapun. Sapunët heqin sebumin (yndyrnat) e lëkurës, duke e lënë atë të thatë dhe plasaritur dhe më pak rezistente ndaj infeksioneve, acarim të shpeshtë të saj, duke ia penguar funksionet.
Si lahen flokët?
Thjesht me ujë dhe mund të mbahen të pastra dhe të shkëlqyera duke i larë shpesh, me një furçë krehër për të hequr pluhurin, papastërtitë dhe zbokthin nga flokët. Kur lani flokët, duhet ta thani shpejt me një peshqir, me ajrin dhe me diellin. Flokët nuk duhet të lagen për një kohë të gjatë, përndryshe këputen lehtësisht.
Bojërat dhe çngjyruesit i dëmtojnë flokët, rrallojnë rrënjët e tyre, edhe pse ndonjëherë ngjyrat e flokëve përthithen nga koka dhe shkaktojnë probleme serioze. Bojërat e flokëve mund të dëmtojnë lëkurën dhe helmi mund të arrijë deri në dëmtimin e pjesëve të tjera të trupit, duke përfshirë edhe veshkat.
Së fundi, mania e furçës së dhëmbëve dhe e pastës u krijua disa vjet më parë nga një kompani që prodhonte dhe shiste artikujt tualeti, një mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre, duke i bindur njerëzit që të pastronin dhëmbët. Ata na kanë mësuar se dhëmbët e rënë dhe përkeqësimi i tyre ndodh për shkak të mikrobeve dhe se nëse dhëmbët pastrohen mirë dhe kontrollohen rregullisht nga dentisti, ato do të jenë të shëndetshme. Mishrat janë tërhequr dhe janë hipertrofike dhe hiperemike, baza e gengivave është hapur dhe dhëmbët janë të ndjeshme.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Tgcom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.