Psikofakt

September 23, 2017 | 19:32

Nga ditari i një nëne: “Fëmijëve … u di ‘copëza’ dhe ‘thelbin’, por…

Kur i kisha të vegjël fëmijët dhe shihja nënat me fëmijë më të rritur, mendoja: “Kur do të rriten edhe fëmijët e mi dhe unë të jem më pak e lodhur? Do të jetë çdo gjë më e bukur. Të paktën gjashtë deri në shtatë vjet, se pastaj ia dalin vetë. Nuk kam pse i vesh më unë, t’i laj dhe t’i bëj gati. Në park do të vrapojnë vetëm. Nuk kam pse u qëndroj më pranë. Jeta do të më buzëqeshë”.

1

Megjithatë, në të gjitha rastet, nuk kam marrë parasysh dy faktorë: moshën, e cila përparon, dhe durimin, i cili sa vjen e pakësohet.

Dhe kështu, në mbërritjen e përvjetorit të 45-të, e gjej veten me një djalë 10-vjeçar dhe një fëmijë 7-vjeçar që më lodhin. Nuk e di mirë nëse është një ndjesi personale e imja, por lodhja nuk duket të më pakësohet! Përkundrazi.

Ndoshta lloji i lodhjes ka ndryshuar paksa. Në fillim ishte fizikisht. Dhe kësaj iu shtua dhe numri i orëve të netëve pa gjumë që kam kaluar. 

Tani, nëse zgjohem natën, e gjej veten duke u përpjekur të bie në gjumë, e kaloj pjesën tjetër të kohës duke u rrotulluar në shtrat, dhe pastaj, gjatë ditës ndihem e dërrmuar.

Me fëmijët e vegjël, në fakt, arrija të përfitoja nga njëra zile në tjetrën, dhe flija aq thellë natën saqë ende mund të përballesha pothuajse seriozisht me ditën. Pothuajse.

Kam pasur edhe një vesh dëgjimi perfekt: zgjohesha në mes të natës edhe nëse ishte thjesht një psherëtimë tjetër. Tani, nëse vendosni alarmin në shtëpi ndërsa unë fle, e kam vështirë ta dëgjoj!

Hormonet? Ndoshta. Mamat me foshnjat në gji janë femra të mrekullueshme. Jam e bindur për këtë.

Tani mezi ndihem femër. Nuk ka më asnjë gjurmë nga ajo.

2Lodhja është gjithmonë e pranishme. Shoh mikeshat dhe koleget e mia që kanë fëmijë më të rritur, në adoleshencë, dhe unë nuk kam më zili për asgjë. Më duken më të lodhura dhe të shqetësuara së unë.

Të paktën, fëmijët e mi ende mund t’i mbaj “nën kontroll” disi. Në moshën 12-13-vjeçare, i rikthehesh frazës “Jo”, por jo si në periudhën 2-3-vjeçare.

“Jo”-ja ndaj një 12-vjeçari është për rregullat, sjelljen, për çdo gjë që jemi përpjekur t’u mësojmë gjatë viteve. Akoma nuk dua ta mendoj këtë.

Këtë mëngjes, në ashensor takova një koleg që ka një fëmijë pothuajse tre vjeç dhe më tregoi “barkun” e saj.

Unë: “Çfarë ke bërë kështu?”

Ajo: “Por si, pikërisht ti?”

I them me shaka: “Numri perfekt është zero. Mund ta kuptoj numrin një, por gabimi dhe këmbëngulja njerëzore janë të këqija. Dy janë shumë! “

Ajo: “Por ti, ç’m’i thua këto gjëra. Ti që ke dy për vete!”

Unë: “Pikërisht, të flas nga përvoja. Një ka vlerën e njëshit. Dy të dyqindtës. Çdo bëhet edhe më e komplikuar. Duhen dyfishuar angazhimet tuaja (njëra andej e tjetri këndej), sportet, takimet me prindër në shkollë, festat e ditëlindjeve… Gjithçka dyshe dhe do të duket si një pafundësi. Me një fëmijë ke pak kohë për veten. Me dy, koha kalon nën zero…”

Ajo: “Hajt, mos e ekzagjero”.

Unë: “Kujtoji fjalët e mia, një ditë do të të duhen… kisha të drejtë!”

Ajo: “Por të tutë janë të rritur, nuk duhet t’u rrish më nga pas. Nuk duhet t’i lash, t’i veshësh…”

Unë: “E di, kur isha si ty, mendoja saktësisht siç mendon ti. Dëgjoja nënat që kishin fëmijë më të rritur të cilët ishin ende në lëvizje dhe mendoja: “Për çfarë ankohen? Ata janë jashtë tunelit”. Tani mendoj se tuneli është kaq i gjatë që nuk shihet dhe nuk do t’i gjendet kurrë fundi. Është një tunel që nis me konceptimin e pastaj zgjat gjithë jetën. Ndryshon formë, intensitet, ndryshojnë ngjyrat së brendshmi. Ndonjëherë ngjyra e zezë, ndonjëherë grija, ndonjëherë e kuqja, e shumë ngjyra, dhe sipas shkallës së lodhjes, të kënaqësive, të lumturive dhe shqetësimeve pa fund. Sepse e vërteta është që, ashtu siç e thotë një proverb i vjetër napoletan, “fëmijëve… u di ‘copëza’ dhe ‘thelbin’, por… ne nënat, prindërit, nuk do të rreshtim kurrë së shqetësuari për ta.

Por e thotë edhe nëna ime, dhe unë jetoj njëmijë kilometra larg prej 20 vjetësh. Jam e rritur, e vaksinuar, e martuar, nënë dy herë, por për mamanë time unë do të mbetem përgjithmonë bija e saj”.

Në këtë pikë, kolegia ime mbështeti kokën në mëngë: “E di, unë kam katër gjyshër të gatshëm për të më dhënë një dorë ndihme. Prindërit e mi dhe ata të burrit tim!”.

Unë: “Ah! Mund të ma thoshe më parë. Atëherë gjërat ndryshojnë rrënjësisht. Harroje çdo gjë. Numri perfekt nuk është 0, as 1 dhe as 2, por 3.

Po, 3-shi është numri yt perfekt.

Urime, jeta të buzëqesh dhe ti buzëqeshi asaj”.

Përgatiti Orjona Tresa

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com