Nga Orjona TRESA/ Foto Vlasov SULAJ
Ajo ka më shumë jetë si kirurge oftalmologe sesa jetë jashtë profesionit. Qysh në fëmijëri u dallua për natyrën e saj ambicioze dhe për prirjen ndaj shkencave ekzakte, lëndë që në kohën e saj studioheshin me përkushtim të madh, pasi asnjë mësues apo pedagog nuk e falte lehtë notën. Kjo aftësi e veçantë i hapi rrugën Arjeta Grezdës për të ndjekur një drejtim jetësor thelbësor: mjekësinë, ku u diplomua me rezultate ekselente, të paraprira nga një cikël parauniversitar po aq i shkëlqyer.
Oftalmologjia, shkenca që merret me strukturën e syrit dhe trajtimin e patologjive të tij, do të bëhej fusha ku ajo do të spikaste si një ndër talentet më të rafinuara, duke i dhënë edhe më shumë peshë diplomës së saj, përtej përkushtimit universitar e pasuniversitar. Sot, ajo numëron gati 25 vite përvojë, me qindra ndërhyrje kirurgjikale në sy, ajo ka trajtuar nga patologjitë më të lehta deri tek ato më të vështirat, përfshirë sëmundjet e pashërueshme.
Muskuli i syrit, retina apo bebëza janë tashmë si një rubik për të: sado komplekse të jenë rastet, ajo arrin t’i rikthejë funksionalitetin falë ekspertizës së saj mjekësore. Në rrugëtimin e saj të gjatë, ku urgjencat e shumta kanë qenë provë e qëndrueshmërisë dhe dashurisë për profesionin, Dr. Arjeta ka arritur më shumë se një rikonstruktim teknik, ajo ka rikthyer jetën dhe shpresën në çdo sy që ka prekur. Me dorën e saj të sigurt dhe zemrën plot kujdes, ajo ka ndërtuar sërish syrin si një njësi të plotë muskulore, edhe kur aksidentet rrezikonin të errësonin botën e pacientëve të saj.
Por më shumë se një mjeke e shkëlqyer, ajo është një njeri i jashtëzakonshëm, mbartëse e mirësisë së pafund, dhe buzëqeshjes që ngroh zemrat. Mirësia e saj është një dritë që reflektohet në çdo urim dhe
falenderim që pacientët i përcjellin, duke i besuar me besim të plotë “dritën e syve” të tyre në duart e saj të sigurta. E besuar në duart dhe mendjen e Dr. Arjeta Grezdës, edhe unë, si paciente, ndihem me fat që kam një mjeke si ajo.
25 vite në shërbim të shikimit, aty ku profesionalizmi takohet me pasionin. Si do ta përkufizonit këtë kohë?
Prej 25 vitesh, jeta ime është e lidhur pazgjidhshmërisht meokulistikën. Janë vite të mbushura me përkushtim tëpandërprerë për dijen, përmirësimin e shërbimit ndajpacientëve dhe sfidat e përditshme në sallën operatore. Janëvite sakrifice – për të gjetur ekuilibrin mes profesionit,
familjes dhe vetes. Por mbi të gjitha, janë vite të mbushurame krenari.
Ishte një mision i juaji ky drejtim, një thirrje e brendshme apo një orientim?
Vendimi për t’u bërë mjeke ishte i frymëzuar nga babai im– vizioni i tij. Por zgjedhja për të ndjekur okulistikën ishtekrejtësisht e imja. Ishte pasion. Dhe mbetet pasion.Të kujdesesh për shikimin e njerëzve është një privilegj irrallë, një përgjegjësi e madhe dhe një kënaqësi e thellë.
Kirurgjia e syrit nuk është vetëm teknikë – është art, durimdhe ndjeshmëri. Diagnoza nuk është vetëm rezultatanalizash – është aftësi për të dëgjuar, për të kuptuar dhepër të vepruar saktë.
Si ndikon përdorimi i teknologjisë moderne në shërbimet që ofron Klinika e Syrit “Art”?
Klinika “Art” ofron një gamë të plotë shërbimesh përdiagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit. Ngavizitat e detajuara për segmentin anterior dhe posterior tësyrit, deri te ndërhyrjet më të avancuara kirurgjikale, ku çdopacient trajtohet me vëmendje të veçantë dhe me kohën që
meriton.Ekipi ynë përbëhet nga mjekë të trajnuar në mënyrë elitare,të cilët ofrojnë ekspertizë të lartë në çdo rast. Ata janë jovetëm bashkëpunëtorë të çmuar, por edhe vazhdim ishkollimit dhe përvojës që kam ndarë me ta – shpesh më tëzotë se vetë mësuesi.
Çfarë roli luan teknologjia në përmirësimin e kirurgjisë së kataraktës?
Për kirurgjinë e kataraktës përdorim sistemin më tëavancuar – Centurion Silver System – i cili minimizondëmtimet dhe komplikacionet, duke garantuar rezultate tëshkëlqyera. Lente intraokulare premium, si Symbiosis(Francë), PanOptix dhe Vivity (Alcon), ofrojnë shikim të
qartë në të gjitha distancat dhe përmirësojnë ndjeshëmcilësinë e jetës së pacientit. Këto lente moderne, pa rrathënë dizajn, reduktojnë efektet e padëshiruara vizuale,sidomos tek drejtuesit e automjeteve.
Çfarë është glaukoma dhe pse konsiderohet një sëmundje sfiduese?
Glaukoma është një sëmundje kronike që nuk shërohet, pormund të mbahet nën kontroll. Si shkaku i tretë më izakonshëm i verbërisë në botë, ajo kërkon trajtim tëkujdesshëm dhe ndjekje të vazhdueshme. Ndërhyrjetkirurgjikale për glaukomën janë delikate dhe mund tëshoqërohen me komplikacione – për këtë arsye, përdorimsubstanca të specializuara për të reduktuar riskun edështimit.Operacioni është vetëm 1/3 e trajtimit – pjesa tjetër ështëmonitorimi i kujdesshëm pas ndërhyrjes. Ne e përgatisimpacientin jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, për të
përballuar sfidat e këtij trajtimi.
Çfarë është kirurgjia plastike okulare? Pse ajo konsiderohet një fushë me përgjegjësi mjekësore të lartë?
Ndërhyrjet estetike të qepallave po bëhen gjithnjë e më tëkërkuara. Por ato nuk janë thjesht “heqje e një lëkure tëtepërt”. Janë ndërhyrje që kërkojnë dije të thellë tëanatomisë okulare, fizionomisë se fytyrës dhefunksionalitetin e kapakëve.Vetëm kirurgët okulistë të specializuar në okuloplastikëmund të garantojnë rezultate estetike të sigurta dhefunksionale. Ndërhyrjet e pakujdesshme, sidomos nëkapakun e poshtëm, mund të çojnë në deformime seriozedhe probleme të pakthyeshme në mbylljen e syrit.
Cilat janë vlerat që përfaqësojnë punën tuaj?
Kujdes i gjithanshëm. Profesionalizëm.Pasion.Në Klinikën e Syrit “Art” bëjmë përgatitje të kujdesshme tëpacientëve para çdo ndërhyrjeje, qoftë kirurgjikale apo jo, për t’ushpjeguar qartë përfitimet dhe rreziqet e mundshme. Kujdesi pasoperacionit është po aq i rëndësishëm sa edhe ndërhyrja vetë.Nëse keni katarakt, glaukomë, shqetësime me qepallat apodëshironi një vlerësim të plotë të shikimit tuaj – jumirëpresim aty ku profesionalizmi takohet me pasionin:Klinika e Syrit “Art”.
Rr. Nazmi Rushiti, Hyrja Nr.1,
Kati i Dytë, Tiranë
Cel: +355 69 224 6189
Instagram klinikaesyritart
Facebook Klinika e Syrit “ART”
E-mail [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.