FB

November 18, 2025 | 17:30

Prof.As. Arjeta Grezda: Klinika e Syrit ART, diagnostikim dhe trajtim bashkëkohor për sëmundjet e syrit

 

 

Prej 25 vitesh, jeta e Doktoreshë Arjeta Grezdës është shkrirë mes pasionit dhe misionit për të rikthyer dritën në sytë e njerëzve. Ajo është kirurgia që nuk njeh dorëzim, që ka luftuar edhe aty ku shpresa dukej e humbur, për t’i dhënë dikujt mundësinë të shohë sërish botën. Çdo ndërhyrje për të nuk është thjesht profesion, por një akt dashurie dhe përgjegjësie njerëzore. Në Klinikën e Syrit “ART”, Arjeta bashkon ndjeshmërinë me shkencën, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për të kthyer shikimin aty ku është humbur. Është jeta e saj e ndarë mes Arietës njerëzore dhe asaj profesioniste, një dritë që ndriçon çdo ditë përmes punës së saj.

arjeta-dhe-erindi-jpg

Si është të kujdesesh për shikimin e njerëzve?

Të kujdesesh për shikimin e njerëzve është një privilegj i rrallë, një përgjegjësi e madhe dhe një kënaqësi e thellë. Kirurgjia e syrit nuk është vetëm teknikë, është art, durim dhe ndjeshmëri. Diagnoza nuk është vetëm rezultat analizash, është aftësi për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të vepruar saktë.

Klinika e Syrit “Art”, kujdes i personalizuar dhe teknologji moderne

Klinika “Art” ofron një gamë të plotë shërbimesh për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit. Nga vizitat e detajuara për segmentin anterior dhe posterior të syrit, deri te ndërhyrjet më të avancuara kirurgjikale, ku çdo pacient trajtohet me vëmendje të veçantë dhe me kohën që meriton. Ekipi ynë përbëhet nga mjekë të trajnuar në mënyrë elitare, të cilët ofrojnë ekspertizë të lartë në çdo rast. Ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë të çmuar, por edhe vazhdim i shkollimit dhe përvojës që kam ndarë me ta, shpesh më të zotë se vetë mësuesi.

klinika-e-syrit-art-3  klinika-e-syrit-art-2

Kirurgjia e Kataraktës, teknologji dhe precizion

Për kirurgjinë e kataraktës përdorim sistemin më të avancuar – Centurion Silver System – i cili minimizon dëmtimet dhe komplikacionet, duke garantuar rezultate të shkëlqyera. Lente intraokulare EDOF, Vivity të Alcon dhe Luxsmart të Bausch & Lomb, ofrojnë shikim të qartë në të gjitha distancat dhe përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit. Këto lente moderne, pa rrathë në dizajn, reduktojnë efektet e padëshiruara vizuale, sidomos tek drejtuesit e automjeteve.

 

Glaukoma, sfida, kujdesi dhe ndjekja afatgjatë

Glaukoma është një sëmundje kronike që nuk shërohet, por mund të mbahet nën kontroll. Si shkaku i tretë më i zakonshëm i verbërisë në botë, ajo kërkon trajtim të kujdesshëm dhe ndjekje të vazhdueshme. Ndërhyrjet kirurgjikale për glaukomën janë delikate dhe mund të shoqërohen me komplikacione, për këtë arsye, përdorim substanca të specializuara për të reduktuar riskun e dështimit. Operacioni është vetëm 1/3 e trajtimit, pjesa tjetër është monitorimi i kujdesshëm pas ndërhyrjes. Ne e përgatisim pacientin jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, për të përballuar sfidat e këtij trajtimi.

klinika e syrit art

Kirurgjia Plastike Okulare, estetikë me përgjegjësi mjekësore

Ndërhyrjet estetike të qepallave po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Por ato nuk janë thjesht “heqje e një lëkure të tepërt”. Janë ndërhyrje që kërkojnë dije të thellë të anatomisë okulare, fizionomisë se fytyrës dhe funksionalitetin e kapakëve. Vetëm kirurgët okulistë të specializuar në okuloplastikë mund të garantojnë rezultate estetike të sigurta dhe funksionale. Ndërhyrjet e pakujdesshme, sidomos në kapakun e poshtëm, mund të çojnë në deformime serioze dhe probleme të pakthyeshme në mbylljen e syrit.

 

Kujdes i gjithanshëm. Profesionalizëm. Pasion.

Në Klinikën e Syrit “Art” bëjmë përgatitje të kujdesshme të pacientëve para çdo ndërhyrjeje, qoftë kirurgjikale apo jo, për t’u shpjeguar qartë përfitimet dhe rreziqet e mundshme. Kujdesi pas operacionit është po aq i rëndësishëm sa edhe ndërhyrja vetë. Nëse keni katarakt, glaukomë, shqetësime me qepallat apo dëshironi një vlerësim të plotë të shikimit tuaj, ju mirëpresim aty ku profesionalizmi takohet me pasionin: Klinika e Syrit “Art”.

klinika-e-syrit-art-1

Adresa: Rr. Nazmi Rushiti, Hyrja Nr.1, Kati i Dytë, Tiranë
+355 69 224 6189 | klinikaesyritart I Klinika e Syrit “ART”
e-mail: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top