Në fokus

March 7, 2019 | 9:11

Profesionet që ju bëjnë të pasur, por që nuk ju falin kënaqësi

Nëse mendon se pagesa është gjeja me rëndësishme për një profesion, një libër i sapo botuar ne SHBA, tregon pikërisht të kundërtën.

“Shumë profesione, edhe pse të mirë paguara, janë në gjendje ta bëjnë jetën realisht të vështirë”, shkruan në librin e tij Sandeep Jauhur, i cili e fillon listën e profesioneve që përfshihen në kategorinë e mësipërme pikërisht me atë të mjekut.

Për këtë ai i referohet për ilustrim edhe tregimit të një miku të tij, i cili ka mbetur vërtet i zhgënjyer nga profesioni i tij i mjekut. Sipas të dhënave statistikore, vetëm 6% e mjekeve janë të kënaqur jo vetëm me pagesën, por edhe me profesionin e tyre.

“Gjeja më zhgënjyese ka të bëjë me faktin se ne kemi zgjedhur mjekësinë duke menduar të bëhemi të dobishëm dhe të nderuar, por kjo doli se ishte vetëm një farse, por një farse e mirë paguar”, vazhdon tregimin e tij miku i shkrimtarit dhe studiuesit Jauhur.

Sipas Jauhur, ky zhgënjim lidhet së pari me procedurat burokratike nëpër spitale, numri i madh i pacienteve që nuk të lënë të punosh. 40% e mjekeve nuk do të dëshironin të njëjtin profesion për fëmijët e tyre, dhe se ata vetë nuk do të kishin zgjedhur përsëri mjekësinë nëse do të kishin rast për të zgjedhur.

Bankierët e rinj. Në këtë rast ato që ja nxijnë jetën këtyre profesionisteve është puna dhe oraret e pa përballueshme. Ata janë të detyruar të punojnë deri në 120 orë në javë.

Përgjegjësit e shitjeve. Përgjithësisht edhet të jesh shitës është një punë e vështirë, por të jesh përgjegjës i tyre, është akoma më e vështirë. Ky profesion, edhe sipas Forbes është renditur në listën e profesioneve më të vështira. Shkaku? Sipas studimit, reklamat e shumta dhe sensi i boshllëkut që prodhojnë mërzitje e përsëritje.

Dentistët dhe avokatët. Të dyja profesionet janë shumë mirë të paguara, por mesa duket kënaqësia që ato të japin nuk shkon paralel me pagesën. Sipas “Time”, dentistët janë të parët në listën e profesioneve sa i takon vetëvrasjeve.

Ndërkohë avokatet janë të parët në listën e profesioneve që çojnë në depresion nervor. Në vitin 2013, avokatet kanë që të parët në listën e Forbes për sa i takon profesioneve më pak të kënaqur.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top