Përgatiti Aida Shquti
Përziejini këto dy përbërës për të përmirësuar funksionimin e gjëndrave tiroide.
Në ditët e sotme njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit dhe i kushtojnë më tepër vëmendje ushqimit që konsumojnë. Sado që të përpiqemi të mbajmë një dietë të ekuilibruar, me kalimin e viteve dhe moshës, organet e trupit fillojnë të mos i përgjigjen plotësisht trajtimeve apo regjimeve.
Gjëndrat tiroide janë të pozicionuara në qendër të qafës dhe prodhojnë hormone të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në proceset metabolike në trupin tonë. Kur gjëndrat prodhojnë shumë hormone, kjo gjendje quhet hipertiroidizëm, por nëse ndodh e kundërta dhe gjendrat tiroide nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone, kjo gjendje quhet hipotiroidizëm.
Më poshtë ju sugjerojmë dy përbërës natyralë të cilët i gjejmë lehtësisht në kuzhinat tona për parandalimin e gjëndrave tiroide.
Mjaltë dhe arra
Ky kombinim është përdorur për shekuj për të stimuluar tiroiden dhe për të mbajtur të balancuar sistemin hormonal. Kur ky kombinim konsumohet rregullisht, mund të parandalojë tiroiden nga prodhimi i tepërt ose i pamjaftueshëm i hormoneve. Arrat janë të pasura me selenium. Arrat jeshile janë lloji më i mirë, pasi ato përmbajnë sasi më të larta seleniumi. Mjalti ka veti pastruese, të cilat na mbrojnë nga substancat toksike.
Ja se si ta përgatisni:
Merrni 40 arra jeshile, 3 filxhanë mjaltë organik dhe një kavanoz. Copëtojini arrat dhe vendosini në kavanoz, pastaj mbulojini me mjaltë. Përziejini mirë dhe kavanozin vendoseni në një vend larg dritës së diellit. Lëreni mbi një javë kavanozin të pahapur. Pas afatit të caktuar ju mund ta hapni dhe të konsumoni 2 lugë çaji çdo mëngjes esëll ose bashkë me mëngjesin tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.