FB

February 26, 2022 | 8:20

Provoni të komunikoni me veten nëpërmjet kësaj metode

Ndonjëherë gjëja më e vështirë për të medituar, është thjesht gjetja e kohës. Me 24 orë në ditë, kemi gjëra për të bërë, vende për të qenë, njerëz për të takuar, fëmijë për t’u kujdesur, dhe të gjithë pyesim veten, si ta gjejmë kohën? Merrni frymë thellë. Kjo është praktika.

journal-prompts-for-women-90-daily-journaling-prompts-for-self-discovery

Merrni frymë dhe reflektoni

Merrni frymë thellë, qetësohuni dhe shkëputeni mendjen tuaj nga bota që ju rrethon. Jeni ju dhe vetja juaj, asnjë tjetër! Zhytuni në vetë-reflektim rreth asaj se kush doni të jeni, mposhtni ndjenjën e frikës dhe vazhdoni përpara.

Provojeni të përfundoni fjalitë e mëposhtme, pa gënjyer veten. Mund t’i shkruani ato, mund t’i thoni me zë të lartë, ose mund t’i mendoni në heshtje. Mund të përfundojë edhe si një poezi nëse dëshironi. Kjo është një mundësi për t’u lidhur me veten.

 

  1. Unë jam…

 

  1. Unë nuk jam…

 

  1. Unë vij nga…

 

  1. Unë ëndërroj…

 

  1. Kam frikë…

 

  1. Shpresoj…

 

  1. Unë dua…

 

Arritët t’i përfundonit? Nëse po, atëherë rishikojini me kujdes përgjigjet dhe kuptoni se çfarë doni me të vërtetë nga vetja juaj. Mbi të gjitha, mos ndoshta po mendoni se duhet ta praktikoni më shpesh komunikimin me veten nëpëmjet pyetjeve të tilla?

Është gjithçka në dorën tuaj!

 

Përgatiti K.I 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top