Pirja e tepruar gjatë adoleshencës dobëson zona të trurit në zhvillim.
Pija redukton indet e trurit në rajonet që lidhen me arsyen, logjikën, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe kujtesën, thotë një studim i ri.
Hulumtuesit besojnë se pirja e sasive të mëdha të alkoolit, ndërsa truri është ende duke u maturuar mund të dëmtojë sistemin nervor e një personi dhe të rrisin rrezikun e tyre të alkoolizmit.
Autorja e studimit Anita Cservenka nga Oregon State University,thotë: “Adoleshenca është një kohë kur truri është ende në maturim, duke përfshirë jo vetëm zhvillimin biologjik, por edhe maturimin e sjelljeve psikosociale.”
Këto ndryshime të trurit, si pasojë e përdorimit të alkoolit gjatë adoleshencës, mund të rezultojë në rritje të rrezikut për alkoolizimin më vonë në jetë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.