Adoleshentët po jetojnë një kohë të çuditshme, plot ankth ,ndjenja vetmie, pasigurie dhe refuzimi.Edhe pse , ka mijëra platforma të disponueshme për lidhje sociale, në këtë fazë të zhvillimit të tyre ata e kanë të vështirë të ndërmarrin këtë hapë.
Pse rritet ankthi i adoleshentëve?
Një studim që u krye për rritjen e incidencës së problemeve të shëndetit mendor gjatë pandemisë la pak dyshime për vuajtjet psikologjike të të rinjve. Në fakt, fëmijët dhe adoleshentët u shfaqën në krye të listës së studimit të viktimave të shëndetit të tyre mendor për shkak të izolimit.
Ata kanë humbur kuptimin e tyre në jetë
Një studim që u krye me adoleshentët mbi kuptimin e jetës përmendi ndjenjën e zbrazëtisë që ata ndjejnë. Në shumë raste, ata e shohin atë dërrmuese. Më parë ata shqetësoheshin për përshtatjen. Sot, ata janë jashtëzakonisht skeptikë për vlerën reale që mund të kenë qëllimet e tyre.
Pa përvoja të drejtpërdrejta, adoleshentët shpesh kanë frikë të marrin telefonin
Kur nuk kanë ndërveprime dhe përvoja të përditshme me miqtë dhe familjen, ata kanë shumë kohë për të përsiatur për të kaluarën. Nuk ka asgjë për t’i shpërqendruar dhe trupat e tyre as nuk kanë mundësinë të lodhen. Për më tepër, nuk ka asnjë përvojë të vërtetë dhe autentike të përditshme të kontaktit me të tjerët, gjë që u nevojitet për të formuar identitetin e tyre.
Ata mendojnë se nuk kanë të njëjtat vlera brezash
Një problem tjetër i madh është hendeku i brezave që ekziston mes prindërve dhe fëmijëve sot . Thuhet se nëse ka dashuri dhe mirëkuptim, familja gjithmonë del përpara. Megjithatë, kjo bazohet edhe në ndarjen e vlerave, të llojeve që nuk janë diametralisht të kundërta.
Sot shohim adoleshentë të cilët janë krejtësisht të shkëputur nga shijet dhe preferencat e prindërve të tyre. Në fakt, ata ndihen gjithnjë e më të largët nga vlerat dhe qëndrimet e tyre.

Ata kanë pritshmëri të madhë për sukses
Midis testimit të standardizuar dhe kulturës së arritjeve, adoleshentët e sotëm përjetojnë forma presioni për të cilat gjeneratat e tyre të mëparshme praktikisht nuk ishin në dijeni. Në fakt, të gjitha burimet e presionit, qoftë në lidhje me studimet, punët e para apo imazhet sociale, janë intensifikuar.
Burimi/Exploringyourmind
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.