Sipas statistikave, vetëm rreth 60% e studentëve diplomohen dhe marrin gradën bachelor. Dhe kjo nuk do të thotë që 40% tjetër përfunduan keq. Në botën e sotme arsimi i lartë nuk ju premton sukses. Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar më shumë histori të sipërmarrësve autodidaktë që nuk humbën kohë dhe pushtuan botën, ndërsa të tjerët studionin në kolegj.
Ja disa nga arsyet pse arsimi i lartë po zhvlerësohet gjithnjë e më shumë në ditët e sotme.
Tarifat e larta
Shpesh, arsimi kushton shumë para dhe përfundimisht të diplomuarit do të duhet të kërkojnë një punë për të shlyer borxhet e tyre. Por ka një problem, që shumë kompani punësojnë vetëm njerëz me përvojë pune. Prandaj, shumë zgjedhin që menjëherë të zhyten në jetën e punës pas shkollës së mesme dhe pas 4-5 vjetësh ata bëhen specialistë të aftë dhe janë në një nivel të mirë pagash me përvojë të gjerë profesionale.
Shumë novatorë nuk kanë patur diplomë
Oprah filloi karrierën e saj në TV kur ishte 19 vjeç, Mark Zuckerberg u largua nga Universiteti i Harvardit gjatë vitit kur i duhej të punonte në projektin e tij “Facebook”. Edukimi ju bën një ndjekës të mirë – ju i perceptoni informacionet siç jepen, pa i vënë në dyshim, ndërsa të tjerët shkëlqejnë në punë me një mendje fleksible, ide të freskëta dhe bëhen të suksesshme.
Çdo ditë shfaqen profesione të reja
20 vjet më parë, teknikët e robotikës, specialistët e SEO dhe nutricionistët nuk ishin të njohur. Disa gjëra po zhvillohen aq shpejt sa thjesht nuk mund të mësosh rreth tyre në shkollë. Një shembull është sipërmarrja online. Arsimi i lartë është një institucion i ndërlikuar që nuk ecën me ndryshimet e shpejta në botë. Dhe është shumë e frikshme të mendosh se si do të ndryshojë tregu i punës brenda 20 viteve të tjera – do të ketë punë që nuk njihen akoma.
Mësimi në internet është fuqi
Universitetet ofrojnë një arsim mjaft të përgjithshëm, përkundër faktit se lëndët lidhen me çështjet kryesore. Sot ekziston një numër i madh i platformave në internet që mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni një aftësi të caktuar, sepse nganjëherë është thjesht e panevojshme të kaloni 4 ose 5 vjet duke studiuar në një universitet.
Për shembull, shumë programe të suksesshëm janë vetë-mësuar – si Bill Gates dhe Julian Assange – ata mësuan gjuhë programimi nga librat shkollorë ose mësimet në internet dhe menjëherë i zbatuan njohuritë e tyre në praktikë. Ndonjëherë rezulton të jetë shumë më efektive sesa të kërkoni një program të përshtatshëm në një universitet dhe të kaloni 4 ose 5 vjet studime.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.