FB

November 30, 2023 | 8:00

Pse çdo vit na duket sikur Krishtlindjet vijnë më herët…?

Ndoshta do t’i ketë ndodhur të gjithëve të kujtojnë fëmijërinë e tyre dhe të kujtojnë se shpesh, si fëmijë, na është dukur se Babadimri nuk ka ardhur kurrë. Dhe për të reflektuar mbi faktin se tani, si të rritur, sa hap e mbyll sytë kalojmë nga pushimet verore ,tek pyetja për dhuratat e Krishtlindjeve. A jemi ne ata që djegim kohën apo Krishtlindjet vijnë vërtet gjithnjë e më shpejt?

Përmes një sondazhi të kryer në 918 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi se e 77% e njerëzve pajtohen se Krishtlindjet duket se mbërrijnë më herët çdo vit. Por pse e kemi këtë ndjenjë?

Sepse (edhe këtë vit) Krishtlindjet vijnë më herët

Një nga arsyet pse ne mendojmë se festat e Krishtlindjeve tashmë janë në prag është mënyra se si ne e perceptojmë kalimin e kohës . Shpesh, me kalimin e viteve, kemi përshtypjen se koha përshpejtohet, edhe pse nuk rrjedh më shpejt. Kjo ndodh sepse përvoja jonë e kohës ndryshon me kalimin e moshës, duke u lidhur me kohën që kemi jetuar tashmë. Për shembull, për një 7-vjeçar, 12 muajt midis dy Krishtlindjeve janë një pjesë e madhe e jetës, ndërsa për një 45-vjeçar, të njëjtët 12 muaj janë një pjesë më e vogël e përvojës së tyre . Ky ndryshim në raport ngjesh kohën relative midis Krishtlindjeve të çdo viti.

Roli i kujtesës

Përvoja jonë e kalimit të kohës ndryshon gjithashtu sepse ne mbështetemi në kujtesën për të vlerësuar kohëzgjatjen e saj . “ Kur gjykojmë se sa ka zgjatur diçka, ne e bazojmë vlerësimin tonë në atë se sa kujtime kemi bërë gjatë periudhës së interesit – shpjegon psikologia Ruth Ogden nga Universiteti John Moores i Liverpool-it.

Pavarësisht nëse po përpiqemi të kujtojmë gjatësinë e një filmi, një udhëtimi ose një marrëdhënieje, numri i kujtimeve që kemi koduar gjatë asaj kohe do të shërbejë si një tregues i gjatësisë së tij .” Kjo do të thotë se periudhat kohore kur krijohen më pak kujtime të reja, qoftë për shkak të mungesës së përvojave stimuluese, aktiviteteve të reja apo emocioneve intensive,interpretohen nga truri ynë si të shkurtra .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top