FB

September 20, 2021 | 8:19

Pse dëshiron të dish për të ardhmen?

Që të jem në gjendje të veproj dhe të ndryshoj atë që do të doja të mos ndodhte. Atëherë nuk do të ishte më e ardhmja juaj. Ose, ndoshta atëherë, dëshiroj të di të ardhmen në mënyrë që të përgatitem për atë që do të vijë.

1

Nëse do të ishin gjëra të bukura, do të ishte një surprizë e këndshme. Nëse do të ishin gjëra të këqija, do të fillonit të vuanit para se të të ndodhnin.

Dua të di të ardhmen sepse jam njeri, dhe njerëzit jetojnë sipas së ardhmes së tyre.

Parashikuesi kishte heshtur për një kohë. Ai ishte një ekspert në shkopinj, që lëshoheshin në tokë dhe interpretoheshin sipas mënyrës së rënies së tyre. Atë ditë, megjithatë, nuk i kishte hedhur: i kishte mbështjellë me një shami dhe i kishte vendosur në çantë.

Jetoj duke gjetur të ardhmen e të tjerëve. E njoh shkencën e shkopinjve dhe di si t’i përdor ato për të depërtuar në hapësirën ku gjithçka është e shkruar tashmë. Mund t’ju lexoj të kaluarën, të zbuloj se sa është harruar tani dhe të kuptoj shenjat e së tashmes. Kur dikush më këshillon, unë nuk lexoj të ardhmen: mendoj të ardhmen. Sepse e ardhmja i përket Zotit, dhe ai e zbulon atë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Dhe si mund ta marr me mend të ardhmen? Nga sinjalet e së tashmes. Sekreti qëndron vetëm në të tashmen.

Nëse i kushtoni vëmendje të tashmes, mund ta përmirësoni atë. Dhe nëse përmirësoheni tani, ajo që ndodh më pas do të jetë gjithashtu më e mirë.

Harrojeni të ardhmen dhe jetoni çdo ditë të jetës tuaj në mësimet e Ligjit dhe në besimin që Zoti kujdeset për fëmijët e tij. Çdo ditë sjell Përjetësinë me vete.

Zoti rrallë tregon të ardhmen, dhe vetëm për një arsye: sepse është një e ardhme që është shkruar për t’u ndryshuar.

Paulo Coelho

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La Luce Nel Buio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top