Lifestyle

May 3, 2018 | 12:12

Pse disa gjëra bëhen dashuri të jetës sonë?

Si lind një klasik? Një nga ata që jemi të pasionuar, që na reflekton dhe na përfaqëson më të mirën në jetë? Le ta shohim së bashku.

Ne jemi të rrethuar nga gjëra të rëndësishme që ne i quajmë “klasike”. Në shumicën e rasteve ato janë bërë pa u vënë re dhe kanë qenë pjesë e jetës sonë të përditshme pothuajse gjithmonë. Klasikët janë të tillë, sepse ata kanë udhëtuar nëpër histori plot me vlera dhe trashëgimi që plotësohen me të tashmen dhe është projektuar në një rrjedhë të pandalshme, në të ardhmen. Ajo që dje ishte një risi, sot është bërë një klasik, sepse ajo është shfaqur me kalimin e kohës, duke ruajtur një forcë dhe identitet unik dhe të dallueshëm, që automatikisht na bën të mendojmë #ThisIsClassic.

Por pse këto gjëra rezistojnë me kalimin e kohës dhe bëhen klasike?

Një gjë kthehet në një klasik sepse është plot me vlera

Një objekt, një film, një këngë, një pjesë e veshjeve, çdo gjë mund të shndërrohet në një klasik. Por ne nuk e zgjedhim atë në mënyrë autonome, ne nuk e definojmë atë, është vetë ajo që paraqitet me kalimin e kohës si një klasik i vërtetë. Kjo ndodh sepse gjërat janë të ngarkuara me vlera, të ndara nga shumë dhe bëhen simbol duke i mbajtur këto vlera me kalimin e kohës, deri në ditët e sotme. #ThisIsClassic sepse flet për vlera të përbashkëta.

Sepse përfaqëson në mënyrë perfekte historinë e asaj kohe

Sigurisht, një klasik përmban vlera të përbashkëta, por është gjithashtu një zëdhënës i një periudhe historike sepse përfaqëson thelbin e saj në përsosmëri. Kjo esencë, edhe nëse rinovohet vazhdimisht në kontakt me të tashmen, na dërgon përsëri në momente që, pa vetëdije, vazhdojmë t’i kujtojmë në mënyrë pozitive. Ne do të vazhdojmë të këndojmë gjithmonë këngë, por ndjenja e gëzimit, lirisë dhe nostalgjisë do të mbeten në atë periudhë edhe pas shumë vitesh. #ThisIsClassic sepse është i paharrueshëm.

Sepse bëhet identitet

Duke qenë plot vlera dhe duke transportuar trashëgiminë e saj me kalimin e kohës, një klasik bëhet një pikë referimi për ata që ndajnë ato vlera. Ata që zgjedhin një klasik të veçantë e bëjnë këtë sepse identifikohen me të, sepse vetëm në të gjejnë ato ndjesi dhe i lidhin ato vetëm me kujtime të caktuara. Një klasik, me kalimin e kohës, bëhet përfaqësuesi i të gjithë atyre që e kanë zgjedhur dhe e zgjedhin atë, duke vazhduar të kryejë funksionin e saj. #ThisIsClassic sepse krijon grumbullimin.

Sepse kurrë nuk pushon së kënaquri

Ata që zgjedhin një klasik me zgjedhin atë me vetëdije, sepse ata ndjejnë se i përgjigjen aspiratave të tyre, vlerave të tyre. Por gjithashtu e zgjedhin atë me një majë instinktesh, duke e shoqëruar atë në mënyrë të pandërgjegjshme me diçka të bukur. Një klasik në kohë ruan bukurinë, karakteristikat e tij unike, duke iu përshtatur kohërave dhe vlerave të reja. Për shkak të aftësisë për të ri-interpretuar veten, një klasik kurrë nuk pushon së kënaquri dhe përfaqëson një domosdoshmëri në kohë! #ThisIsClassic sepse bukuria e saj nuk ka moshë.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / alfemminile.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com