Këshilla & Arsye

April 1, 2017 | 10:00

Pse disa njerëz i shfaqin më herët shenjat e pleqërisë

Pse disa njerëz i shfaqin më herët shenjat e pleqërisë, ndërsa të tjerë mbeten aktivë dhe jashtëzakonisht të mprehtë e inteligjentë deri në të 90-at e tyre?

1Sipas biologes Elizabeth Blackburn, dallimi mund të qëndrojë në telomeret e tyre, e cilia është bashkautore e një libri mbi këtë temë. Ajo ka fituar çmimin Nobel në vitin 2009 për zbulimin e saj mbi telomeret.

Telomeret janë kordonet lidhëse në fillesat e ADN-së që mbrojnë materialin gjenetik brenda qelizës, pra kanë funksion “mbulimi”.

Misioni kryesor i tyre është të mbrojnë kromozomet nga degradimi i ADN-së dhe të riparojnë mekanizmin e ADN-së, duke i bashkuar me skajet e tjera kromozomale, në mënyrë që të mbrojnë qelizën nga sëmundjet degjenerative të plakjes.

Kur telomeret janë më të gjata, janë edhe të fuqishme dhe të moshuarit janë më të shëndetshëm, dhe kanë më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundjet dhe për të jetuar më gjatë.

Telomeret natyrshëm shkurtohen me rritjen e moshës, por studimet e shumta tregojnë që ky proces mund të ngadalësohet ose përshpejtohet nga faktorët dhe kushtet e jetesës, të tilla si: stresi, cilësia e gjumit, dietat, ushtrimet fizike dhe shëndeti, apo mendësia e individëve.

Biologët dhe psikologët shkruajnë se çdokush mund të mbrojë telomeret, duke pasur një dietë me bazë bimore dhe duke praktikuar meditimin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top