FB

September 15, 2023 | 8:32

Pse disa persona i kaplon trishtimi në ditën e tyre të lindjes?

Disa duan një festë të madhe, tullumbace, njerëz përreth, foto dhe urime, ndërsa të tjerë persona luten që të mos ua kujtojë njeri ditëlindjen dhe të kalojnë një ditë normale.

Sipas psikologëve, ka disa arsye pse njerëzit ndihen të trishtuar dhe nuk duan ta festojnë ditëlindjen e tyre.

Një prej arsyeve lidhet me krahasimin që ne bëjmë me të tjerët. Në një vit, ne bëjmë një rezyme të jetës sonë dhe krahasohemi me bashkëmoshatarët. Shpesh, vendosim disa pritshmëri, të cilat jo gjithnjë i arrijmë dhe kjo, në ditëlindje, na trishton.

Gjithashtu, edhe rritja me një vit na bën të mendojmë se po plakemi dhe koha po kalon para syve tanë.

Disa njerëz mund të përjetojnë trishtim në ditën e lindjes, pasi gjatë fëmijërisë, njerëzit që e kanë rrethuar, veçanërisht prindërit, nuk i kanë dhënë shumë rëndësi ditëlindjes së tyre.

Edhe në rastet kur prindërit apo familjarët kanë organizuar festa gjigante, kur fëmijët kanë dashur thjesht një festë me personat më të shtrenjtë, sërish luan një rol të madh në mungesën e dëshirës për t’u argëtuar dhe lumturuar për ditëlindje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top