Një ndër arsyet më të mëdha sepse njerëzit ankohen dhe largohen nga puna e tyre është trajtimi i padrejtë – paga më e ulët se punonjësit e tjerë, mospromovimi dhe mosnjohja e meritave për punën e mirë që ata bëjnë. Të gjitha këto shkaktojnë pakënaqësi që ndikojnë te performanca e punonjësit. Po pse ka kaq shumë padrejtësi në vendin e punës?
1.Drejtuesve u mungon ndjeshmëria
Shumë drejtuesve u mungon ndjeshmëria ndaj nevojave të punonjësve të tyre dhe emocioneve. Studimi ynë tregon se sa më lart drejtuesit të ngrihen në detyrë, ndjeshmëria ndaj punonjësve të tyre priret të ulet. Shefi juaj mund të mos jetë i vetëdijshëm për ndjesinë e keqtrajtimit.
2.Drejtuesit janë të prirë të paragjykojnë
Drejtuesit mund të mos jenë të vetëdijshëm ndaj faktit se kanë disa paragjykime që promovojnë padrejtësisht disa punonjës krahasuar me disa të tjerë (favorizojnë të tjerë që janë “si unë”), pëlqejnë një punonjës pasi ata kanë një veti të spikatur etj. Ndër të tjera, drejtuesit mund t’u japin meritat disa personave që promovojnë veten dhe injorojnë njerëzit që janë marrë vërtet me atë detyrë në punë.
3.Drejtuesve nuk u kërkohet të jenë të drejtë
Nëse kompanitë nuk e theksojnë trajtimin e drejtë, drejtuesit ndihen të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe ata nuk vuajnë për sa kohë marrin rezultate pozitive. Në këtë mënyrë, drejtuesit shpërblejnë miqtë e tyre, ata që janë më të dukshëm dhe injorojnë të tjerët.
4.Drejtuesit shpesh nuk janë në dijeni
Shpesh, drejtuesit thjesht nuk e kuptojnë se ata veprojnë në mënyrë të padrejtë dhe favorizojnë punonjës të caktuar. Megjithatë të mos qenët në dijeni nuk është një justifikim.
5.Punonjësit mendojnë se po trajtohen në mënyrë të padrejtë, po në të vërtetë nuk është kështu
Shpesh, punonjësit mund të besojnë se ata po trajtohen në mënyrë të padrejtë, por në të vërtetë nuk është kështu. Në kompanitë ku pagat dhe ngritjet në detyrë mbahen të fshehta, punonjësit mund të besojnë se të tjerët paguhen më shumë apo se ka punonjës të favorizuar, por mund të mos jetë ky rasti.
Pra, çfarë rregullash duhet të ndjekin drejtuesit që të sigurohen se po veprojnë drejt (dhe ta komunikojnë këtë gjë).
-Jini në gjendje t’u përgjigjeni nevojave dhe shqetësimeve të punonjësve tuaj. Flisni vazhdimisht me ta për të ditur mendimet e tyre.
-Përpiquni të jeni i drejtë dhe objektiv. Jini të ndërgjegjshëm për paragjykimet që mund të keni dhe veproni në mënyrë që procedurat dhe promovimet e punonjësve të jenë të qarta.
-Krijoni një kulturë pune që të theksojë drejtësinë dhe trajtimin e barabartë.
-Jini transparentë dhe të ndershëm. Bëjuni të ditur punonjësve se pse dhe si jepen shpërblimet dhe përse mund të ketë kufizime në të tilla shpërblime.
*Ronald E Riggio Ph.D
Burimi: Psychology Today/Monitor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.