FB

September 12, 2024 | 7:19

Pse duhet mbrojtur shkolla?

Shkolla është për një komb, siç është zemra për njeriun, nëse zemra pushon së punuari atëherë njeriu rrezikon të mos jetë më në këtë jetë. Edhe një komb që nuk ka një shkollë cilësore, ka rrezikuar cilësinë qytetare.

untitled

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Historia tregon se kombet janë prishur pikërishtë kur ka humbur cilësia e shkollës. Edhe për ne sot shtrohet i njëjti problem, shkolla jonë nuk prodhon qytetarë. Jemi në një fazë kur duhet ndërhyrë seriozisht në edukim. Mjaft më me mure dhe lyerje shkollash, mjaft më me programe copy-paste ka ardhur koha, madje jemi vonë të njohim situatën në vend dhe të fillojmë të gershetojmë atë që dëshirojmë me atë që kemi.

Duke punuar më shumë me gjuhën, të përpiqemi që nxënësit të punojnë në nivele jo thjesht komunikimi, por në nivele më të avancuara të gjuhës, siç është krijimi dhe të menduarit në të ardhmen. Një punë tjetër më e madhe duhet berë me mësuesit dhe të folurën e tyre me drejtshkrim. Mësuesi duhet të nxisi nxënësit të behen vërtet “nxënës”.

Mësuesi duhet të kuptojë që ata fëmijë dhe adoleshentë që janë në shkollë, ai duhet ti’ përgatisë që kur të dalin në jetë, ata të jenë vërtet “nxënës”. Detyra e shkollës është pikërisht kjo, ta bëjë njeriun të aftë për të nxënë gjithmonë e më shumë dije, për sa kohë ai të jetë gjallë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top