Të fryjnë, të thartohen në stomak dhe të shëndoshin. Çfarë nuk është thënë për konsumin e frutave pas buke, por duket se gjithçka është e gabuar. Në fakt ka shumë arsye që dreka dhe darka duhen mbyllur me nga një frut, ja cilat janë disa prej tyre:
1. Aciditeti i tyre lehtëson thithjen e hekurit që përmbajnë zarzavatet.
2. Ndihmon ushqimin në tretje, duke e mbrojtur nga dëmet oksidative.
3. Janë të pasura me fibra dhe ujë, e si pasojë, lehtësojnë transitin intestinal.
4. Shija e tyre e ëmbël ose e thartë i jep sinjalin e mbarimit trurit.
5. Molla dhe dardha favorizojnë pastrimin e dhëmbëve.
Kur konsumohen fruta pas një vakti të pasur me sheqerna dhe fibra, frutat ndikojnë në tretje. Nëse ndjeni fryrje, apo dhembje stomaku, nuk është faji i frutave, por i ushqimit që keni ngrënë më parë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.