A keni menduar ndonjëherë se pse shumica e produkteve aromatike dhe pastruese kanë aromë limoni? Era e limonit nuk është vetëm e këndshme, por gjithashtu ka përfitime të rëndësishme shëndetësore dhe ndikim në humor.
Çfarë ju duhet të bëni është të prisni një limon në feta dhe ta vendosni pranë shtratit. Shih më poshtë përfitimet që ofron:
- Lufton stresin
Koha kur shkoni për të fjetur duhet të jetë momenti më relaksues i ditës. Ju duhet të jeni të qetë dhe të eliminoni stresin, në mënyrë që të keni një gjumë të qetë. Por kjo nuk është e lehtë për shumë njerëz. Mendimet vazhdojnë të rrotullohen në mendje dhe trupi e ka të vështirë të qetësohet. Hulumtimet kanë zbuluar se aroma e limonit i siguron qetësi sistemit nervor.
- Përforcon përqendrimin
Procesi i forcimit të niveleve të përqendrimit në kohën e gjumit, mund të tingëllojë disi kontradiktore, pasi qëllimi është për t’u çlodhur. Sidoqoftë, të jesh në gjendje të përqendrohesh tani dhe të lëshohesh për t’u çlodhur, duke u privuar nga të gjitha mendimet negative, është e nevojshme. Aroma e limonit është shumë e dobishme në këtë proces, veçanërisht në qoftë se ju flini para se të praktikoni ushtrime të veçanta e relaksimit, siç janë meditimi.
- Përmirëson frymëmarrjen
Nëse keni probleme me frymën tuaj, ose alergji, dhe nuk mund të fli, prisni një limon dhe vendoseni pranë. Vetitë e tij antibakteriale dhe aroma qetësuese do t’ju ndihmojnë të tejkaloni këtë fazë.
- Kundër insekteve
Vizita e insekteve të bezdisshme, sidomos mushkonjave, ndërsa flini është diçka që mund të prishë tërë humorin tuaj dhe me siguri do të komplikojë gjumin. Era e limonit është një zgjidhje kundër insekteve
- Ju jep më shumë energji dhe pozitivitet në mëngjes
Nëse jeni një nga ata që urrejnë zgjimin e mëngjesit, atëherë do ta gjeni këtë përdorim të limonit shumë të dobishëm. Pasi ka kontribuar në një gjumë më qetësues dhe të pastër, aroma do të përgatisin trupin tuaj për t’u zgjuar me më shumë oreks dhe mirëqenie. Limoni rrit nivelet e serotoninës në tru dhe lufton, kështu mendimet negative.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.