FB

November 8, 2022 | 9:55

Pse duhet të veshim çorape me qepë brenda? Dhe pse pikërisht në këtë stinë vlen aq shumë?

Nutricionistja Diola Dosti na këshillon shpesh se si mund të ndikojmë në mirëqenien tonë, me disa rregulla krejt natyrale por të shëndetshme. Metoda e mbajtjes së qepës në këmbë me çorape, e ka zanafillën nga Mjekësia Tradicionale Kineze. Shputa e këmbës është vendi ku kalojnë meridianët që lidhen me organet, duke përfshirë edhe sistemin nervor.

Qepa çliron acidin fosforik i cili futet në organe duke kaluar pikërisht nga këta meridianë, pastron gjakun dhe largon toksinat jashtë.

Është shumë i rekomandueshëm sidomos gjatë gripit sezonal, virozave dhe temperaturës tek fëmijës.

Gjysmë qepa vendoset si në foto dhe lihet gjithë natën. Madje tek koka e krevatit mund të lini një gjysmën tjetër të qepës për të patur efekt më të shpejtë.

Kjo metodë përdoret disa ditë rresht, derisa të shihni rezultat.

P.S. Mos e përdorni asnjë gjysmë qepe të nesërmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top