FB

March 14, 2023 | 8:30

Pse e ndaluara është kaq joshëse?

Që nga kohërat e lashta, qeniet njerëzore janë tërhequr gjithmonë nga ajo që nuk është në dorën e tyre. Në të vërtetë, duket sikur e ndaluara është jashtëzakonisht tërheqëse për ne. Është sikur njerëzit kanë një nevojë të lindur për të kënaqur kuriozitetin e tyre dhe për të çliruar veten nga kufizimet që u vendos shoqëria.

cf258935-b21d-453e-b8b3-6ed90e708cdc

Në fakt, që nga momenti kur linde, filluan të të vendosen kufizime morale, etike dhe shoqërore. Si fëmijë, ju mësuan se çfarë mundeni dhe çfarë nuk mund të bënit. Ishin prindërit tuaj ata që të parët shënuan rrugën tuaj dhe përcaktuan ato vija që nuk lejoheshe të kalonit. Më pas, shoqëria ndërhyri dhe vazhdoi t’i shtohej listës së ndalimeve. Sidoqoftë, si qenie njerëzore, ju dëshironi të shtyni kufijtë dhe të përjetoni atë që ju është mohuar. Kjo për shkak se ju keni një dëshirë për të sfiduar të panjohurën dhe pasojat e saj. Në fakt, ju shkelni rregullat për të përjetuar pasojat. Është e vetmja mënyrë që keni për të përsëritur ose hequr dorë vullnetarisht nga ato aktivitete të ndaluara, pavarësisht nëse ato janë vërtet të dëmshme për ju. Siç theksoi Oscar Wilde, “E vetmja mënyrë për të hequr qafe një tundim është t’i nënshtrohesh atij”.

Sfida e arritjes së të ndaluarës

Kur shihni diçka ose dikë që e dini se ju është ndaluar, duket se ana juaj më aventureske aktivizohet për të përballuar atë sfidë. Mjafton të shikoni jetën tuaj të përditshme për të gjetur shembuj të shumtë që konfirmojnë këtë fakt. Për shembull, nëse mjeku ju thotë të mos hani një ushqim të caktuar, ai menjëherë bëhet më i shijshmi. Ose, libri që është censuruar bëhet ai që thjesht duhet të lexoni. Për më tepër, një person që tashmë ka një partner ose që ju e shihni si një dashuri të pamundur, bëhet menjëherë i papërmbajtshëm për ju. Në të vërtetë, është e qartë se kur diçka është e ndaluar, mendja juaj vendos t’i kushtojë më shumë vëmendje se zakonisht. Një studim i fundit universitar zbuloi se dëshira për diçka të ndaluar zvogëlohet kur ajo refuzohet nga një grup njerëzish. Me fjalë të tjera, kufijtë priren të respektohen më shumë nga një grup sesa individualisht. Këto gjetje mund të përmirësojnë terapitë në grup për të ndihmuar njerëzit të kapërcejnë disa zakone dhe varësi.

 

Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top