FB

September 25, 2024 | 7:20

Pse është e gabuar t’i bërtasësh një fëmije?

Të gjithëve na ka ndodhur t’i bërtasim në një moment të caktuar fëmijës, e madje edhe nëse jeni një prind tepër i përmbajtur, sepse në një moment fëmija mund të ketë qënë duke bërë kapriçio pafund dhe situata ka dalë disi nga kontrolli. Kjo tashmë ka ndodhur dhe është e rëndësishme të kuptoni përse është e gabuar.

1

Përse është e gabuar të bërtasim para fëmijës?

  • Nuk shërben për asgjë. Fëmija do të përfundojë duke bërë më keq dhe kështu nuk do të mund të qetësoni tekat e tij.
  • Në familje krijohet tension. Nëse filloni të bërtisni qetësia në familje do të prishet, prandaj duhet t’ja shpjegoni me qetësi gjërat.
  • Fëmija do të ketë më pas probleme në sjellje. Është provuar me anën e studimeve që fëmijët të cilët rriten nga prindër që nuk jua shpjegojnë gjërat por ju bërtasin, do të jenë më të prirur që në moshë madhore të kenë probleme me sjelljen.
  • Ai do të ndihet i poshtëruar. Fëmija do të ndihet i fyer dhe do të humbë besimin në vetvete. Ai do të kuptojë sikur është gjithmonë fajtor për gjithçka.
  • Të bërtiturat kanë të njëjtin efekt me shpullat që mund t’i jepni fëmijës. Sipas një studimi nga Universiteti i Pitsburgh, fëmija do të ndiejë të njëjtën dhimbje me atë që ndien fizikisht në rastin e dhunës.
  • Fëmija nuk merr një shembull të mirë. Ju duhet të jeni të bindur se fëmija nuk do të bëjë atë që i thoni ju, ai do të bëjë atë që dëgjon apo shikon nga ju. Pra nëse ju bërtisni edhe ai ashtu do të mësohet të komunikojë.
  • Do të ishte më mirë të dëgjonit dhe kuptonit fëmijën tuaj. Pra nuk duhet të qetësoni vetëm kapriçion, por duhet të mundoheni edhe te zbuloni përse fëmija e bën atë.
  • Të bërtiturat e bëjnë më të theksuar sjelljen e keqe të fëmijës. Ai jo vetëm nuk do të kuptojë ku ka gabuar, por edhe do të vazhdojë të theksojë sjelljen e gabuar.
  • Fëmija do të ndihet i nënvlerësuar dhe keq, nëse kjo ndodh para të tjerëve. Do të ndihet i përjashtuar.
  • Marrëdhënia juaj do të jetë jo e mirë. Të bërtiturat do të bëjnë që marrëdhënia juaj të mos jetë e qetë. Të bërtiturat vetëm sa do ta komplikojnë atë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top