Në fokus

January 15, 2021 | 9:10

Pse është e gabuar t’i detyrosh fëmijët të thonë “më fal”

Prindërit duan që fëmijët të jenë të sjellshëm dhe të dinë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Të kërkosh falje zë një vend të rëndësishëm gjithashtu. Të gjithë jemi mësuar të dëgjojmë një “më fal” të thjeshtë dhe mendojmë se kjo është e mjaftueshme. Sidoqoftë, “më fal” nuk duhet të jetë thjesht një fjalë dhe fëmija juaj duhet ta kuptojë këtë.

Është e rëndësishme t’u mësoni fëmijëve të kërkojnë ndjesë, sepse do të mësojnë të kujdesen më shumë për të tjerët. Ja mënyra e duhur për t’i mësuar.

Të kërkosh ndjesë nuk e zgjidh problemin

Nëse i detyroni fëmijët të thonë “më fal”, nuk do t’u mësoni asgjë dhe thjesht do t’i mërzisni dhe turpëroni. Disa nuk kanë aftësinë të ndihen të penduar, kështu që ndjesa nuk do të jetë e sinqertë. Nuk do të zgjidhet asgjë nëse ata nuk e kuptojnë arsyen pse duhet të kërkojnë ndjesë. Kjo u jep një rrugëdalje pa qenë nevoja të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

Ju duhet ta lini fëmijën të kuptojë atë që ka bërë gabim dhe çfarë duhet të ndryshohet në sjelljen e tyre.  Nëse fëmija lëndon dikë, përpiquni ta paraqisni situatën në një mënyrë që do ta bëjë atë të ketë dëshirë për ta ndihmuar të lënduarin.

Fëmija do të ndihet më mirë pasi të kërkojë falje dhe pasi të pranojë gabimin, duke e ditur se mund t’i përmirësojë gjërat. Ndjesa nuk duhet të jetë domosdoshmërisht verbale. Ajo mund të jetë edhe një përqafim ose një veprim mirësie.

Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të kërkojnë falje siç duhet

Nëse e keni parë përplasjen, tregojini fëmijës saktësisht se çfarë ndodhi dhe si e lënduan fëmijën tjetër. Nëse nuk e keni parë, pyesni fëmijën t’jua tregojë. Pastaj përshkruani atë që shihni tek fëmija. Tregohuni të kujdesshëm dhe pyesni fëmijën e lënduar nëse është mirë apo ka nevojë për diçka.

Pastaj është momenti që fëmija juaj t’i përmirësojë gjërat. Mund t’i kërkoni të pastrojnë rrëmujën që kanë bërë ose të marrin kutinë e ndihmës së shpejtë. Në fund, sigurohuni që t’ju premtojnë se nuk do të përsëritet më ajo gjë.

Ka shumë gjëra që duhet të jenë pjesë e shprehjes “më fal”.

“Më vjen keq për…” Fëmija juaj duhet t’i tregojë personit që ka lënduar se e kupton çfarë ka bërë dhe pse e mërziti atë.

“Është e gabuar, sepse…” Kjo mund t’i mësojë fëmijës tuaj t’i shohë gjërat nga këndvështrimi i një personi tjetër. Të kuptuarit e ndjenjave të të tjerëve, mund të ndryshojë mënyrën e sjelljes dhe të parandalojë veprimet e gabuara që fëmija mund të bëjë në të ardhmen.

“Në të ardhmen, unë do…” Është e rëndësishme për personin e lënduar të dijë se nuk do të lëndohet më në të ardhmen. Prandaj, do të ndihen më mirë nëse dëgjojnë fëmijën tuaj duke premtuar se herën tjetër do të sillen mirë.

“A do të më falësh?” Edhe pse nuk ka asnjë garanci që fëmija juaj të falet, ata ende duhet të përpiqen të kërkojnë falje. Kjo tregon se duan të ruajnë miqësinë me personin dhe se kanë nevojë për të marrë leje për të qenë përsëri shoku i tij. Kjo është mënyra se si duhet të veprojë, në vend që të supozojë se çdo gjë është mirë, ndërkohë që shoku vuan.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top