Studim

February 21, 2018 | 10:58

Pse është e rrezikshme të pini çaj të nxehtë?

Kohë pas kohe dhe ditë pas dite informohemi për faktorët që rrisin rrezikun e kancerit. Studimet mjekësore, agjencitë qeveritare dhe hetimet e fokusuara tek konsumatorët kanë qenë gjithashtu të dobishme për të na informuar se ku mund të gjenden elementë kancerogjen në jetën tonë të përditshme.

Një studim i ri i botuar në revistën mjekësore, Analet e Mjekësisë së Brendshme, shqyrtoi korrelacionin midis pirjes së pijeve të nxehta si çaji dhe normave të kancerit të ezofagut. Studiuesit ndjekin zakonet e pirjes së çajit në mbi 450,000 pjesëmarrës nga rajone të ndryshme, në Kinë.

Gjatë një periudhe gati nëntëvjeçare, pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin zakonet e tyre të jetesës në lidhje me sasinë dhe temperaturën e konsumit të tyre të çajit dhe nëse pinë alkool ose duhan.

Në  fillim të studimit asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte kancer. Studimi përfundoi në vitin 2015 me gjetjen e numrit të njerëzve të diagnostikuar me kancer ezofagu gjatë asaj kohe dhe cilat sjellje mund të kenë qenë të lidhura me diagnozat e tyre.

Kjo e dhënë është marrë direkt nga raporti:

“Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 9.2 vitesh, u dokumentuan 1731 incidente të kancerit të ezofagut. Pirja e çajit me temperaturë të lartë, e kombinuar me konsumimin e alkoolit ose pirjen e duhanit, shoqërohej me një rrezik më të madh për kancerin e ezofagut sesa pirja e çajit të nxehtë vetëm.

Krahasuar me pjesëmarrësit që pinë më pak çaj dhe konsumonin më pak se 15 g alkool çdo ditë, ata që pinin çaj të nxehtë dhe 15 g ose më shumë alkool çdo ditë kishin rrezikun më të madh për kancerin e ezofagut…”

Duhanpirësit të cilët gjithashtu konsumonin çaj të nxehtë kishin një rrezik të dyfishuar. Edhe pse ky studim ishte vëzhgues, shkencëtarë të tjerë besojnë se pirja e çajit ose pijet e tjera të nxehta mund të dëmtojë rreshtën e ezofagut dhe ta bëjë më të ndjeshme ndaj përbërësve kancerogjen.

hot-drink

Gjithashtu një tjetër studim i vitit 2009, i botuar nga hulumtuesit në revistën mjekësore britanike, shikonte pijet e zakonshme të nxehta. Këtu, temperaturat e larta ndikuan në rritjen e rrezikut të kancerit të ezofagut.

Njerëzit që e pinin çajin brenda 4 minutash kishin rrezik më të lartë, dhe secilit prej tyre u kërkohej të raportonin nëse ata e kishin çajin e tyre të ngrohtë, të vakët, të nxehtë ose shumë të nxehtë. Shumica e burrave dhe grave janë gjetur të konsumojnë çajin e tyre në temperatura mbi 60 ° C (140 ° F).

Studimi arriti në përfundimin se mundësia më e lartë e tumoreve në ezofag lidhet me temperaturën e çajit. Kjo duket të jetë në përputhje me udhëzimet e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth rrezikut të kancerit dhe pijeve të nxehta, që përfshin ujë, çaj, kafe dhe  pije të tjera të ngjashme.

Çfarë do të thotë kjo? Lëreni çajin të ftohet derisa të jetë i ngrohtë ose i vakët para se ta pini. Nëse pini alkool ose përdorni rregullisht duhanin, ulja e këtyre zakoneve mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të ezofagut.

Çaji është i shëndetshëm dhe mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të caktuara, përfshirë  dhe kancerin. Vetëm po të jetë në temperaturë të ulët!

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top