FB

December 12, 2023 | 6:37

Pse fëmijët nuk duhet të qëndrojnë zgjuar deri vonë?

Faza e fëmijërisë është periudha kur rritemi më shpejtë. Jo vetëm pjesa fizike e trupit, por sidomos zhvillimi. Në këtë fazë truri është si një sfungjer, që thith çdo gjë përreth. Në këtë fazë fëmijët janë të vëmendshëm, kureshtarë dhe i mësojnë gjërat me një shpejtësi të madhe.

lk

Pse fëmijët nuk duhet të qëndrojnë zgjuar deri vonë?

Hormoni i rritjes funksionon vetëm kur jemi në gjumë, kjo do të thotë se sa më gjatë fëmija të rrijë zgjuar, aq më pak hormoni i rritjes mund të veprojë në trupin e tij. Përveç kësaj gjumi është përgjegjës për zhvilimin e vonuar: të të mësuarit, qëndrueshmërisë psikologjike, inteligjencën, etj. Gjatë gjumit ndodhin shumë lidhje të reja neurologjike, që nxisin zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Studimet e fundit tregojnë se fëmijët që flejnë vonë përjetojnë më shumë ankth, janë më pak të përqendruar, kanë performancë të dobët në shkollë dhe janë më të prekshëm ndaj çrregullimeve psikologjike.

Problemi është se në ditët e sotme marrja e fëmijës në shtrat herët nuk është e lehtë! Telefonat celularë, tableta, video-lojra, TV, kompjutera, të gjitha këto pajisje përdoren gjithnjë e më shumë nga fëmijët pa asnjë kufi. Vendosni limite me fëmijën tuaj dhe përcaktoni sasinë e kohës, kur ai mund të përdorë këto teknologji.

Sa kohë duhet të flejë fëmija im?

Mjekët rekomandojnë numrin e  orëve të gjumit në varësi të moshës. Fëmijët nën 18 muaj duhet të flenë 8 deri në 12 orë çdo natë. Një ose më shumë gjatë ditës. Pas 18 muajsh, 8-12 orë sërish, por dremitjet gjatë ditës nuk janë më të nevojshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top