Në fokus

November 12, 2018 | 12:25

Pse fëmijët shikojnë gjithmonë të njëjtin film? Ja përgjigja e pediatërve dhe psikologëve…

Pediatrit dhe psikologët shpjegojnë arsyen pse fëmijët shikojnë gjithmonë të njëjtin film. Sa herë e keni pyetur djalin apo nipin tuaj: “A e shihni ende atë film?” Nëse për të rritur, të parit e të njëjtit film disa herë do të ishte diçka e çuditshme, për të vegjlit nuk ndodh kështu. Për më tepër ata i shohin gjithmonë e me më shumë vëmendje dhe interes sikur të ishte hera e parë.

Pse ndodh kjo?

Përgjigja duhet të kërkohet në një sërë faktorësh që shpjegohen plotësisht nga pediatrit dhe psikologët e fëmijëve. Herën e parë që një fëmijë e sheh një film, ndonëse aksioni është më i thjeshtë dhe më i ngadalshëm se një film për të rritur, ai nuk mund t’i ndjekë me kujdes të gjitha hapat.

Aftësia e vëmendjes dhe, mbi të gjitha, e përpunimit kognitiv, është ende inferiore ndaj ritmit të projeksionit dhe kjo përcakton faktin se, pa vetëdije, një fëmijë humb një sërë hapash, duke mbetur si të çorientuar.

Gjatë shikimeve të mëvonshme, fëmija nuk është i përgatitur vetëm për pjesën, sepse ai është i njohur me personazhet në film, por është në gjendje të kuptojë një sërë detajesh që i kanë shpëtuar në rastet e mëparshme. Te një fëmijë, lidhja emocionale është më e madhe se ajo e një të rrituri. Një faktor tjetër i rëndësishëm është ndjenja e sigurisë që përsëritja u jep atyre.

Ndërsa për një të rritur, duke parë skena të njëjta disa herë sjell mërzitje, nganjëherë bezdi, tek fëmija ngjall ndjenjën e njohjes me botën, e njeh atë në veçoritë e saj themelore. Dhe kjo prodhon siguri, sepse duke ditur se çfarë do të ndodhë, atëherë ai siguron lidhje me rezultatin dhe nuk vihet përpara diçkaje të paparashikueshme dhe të pasigurt.

Për më tepër, duke ditur pararendën themelore, ata me vetëdije zhvillojnë reagime të caktuara – efekte të rëndësishme për aftësinë e tyre logjike, duke matur me vëmendjen e tyre detaje të reja por gjithmonë të futur në një fushë që po bëhet gjithnjë e më shumë e njohur për ta.

Një studim shumë interesant, i kryer nga Universiteti i Sussex në një grup fëmijësh të moshës 3 deri në 6 vjeç, të cilëve iu lexua e njëjta histori në vend të tregimeve të ndryshme. Ata zhvilluan një gjuhë dhe një shprehje shumë më të aftë se bashkëmoshatarët e tyre, të cilët duhet të dëgjonin tregime gjithnjë të ndryshme. Kjo është arsyeja pse për një fëmijë përsëritja është e rëndësishme.

Si nga pikëpamja psikologjike dhe kognitive, përsëritja e ndihmon atë të mësojë, të kuptojë, të mos ekspozohet në situata të reja që rrezikojnë të prodhojnë një lloj ankthi dhe kanë tendencë për ta bërë atë që mbyllet instinktivisht në vetvete.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top