Gënjejmë kur nuk mund të themi të vërtetën sepse ajo e vërtetë vret.
Gënjejmë kur duam t’i mbushim mendjen vetes se ajo që bëmë, thamë apo vepruam, ishte e drejtë, dhe gabim e kishin të tjerët (gënjejmë veten).
Gënjejmë sepse ajo gënjeshtër na bën të ndihemi më mirë ose na kushtëzojnë rrethanat të gënjejmë. Gënjejmë sepse kemi frikë nga pasojat e së vërtetës.
Gënjejmë sepse e kemi ves të gënjejmë. Gënjejmë për lavdi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.