FB

February 23, 2022 | 10:05

Pse gjumi për fëmijët është kaq i rëndësishëm?

Pagjumësia tek fëmijët e vegjël mund të jetë një ndër problemet më serioze, edhe pse në shumicën e rasteve prindërit e anashkalojnë këtë gjë. Sipas një studimi, rreth 43% e fëmijëve që kishin simptoma të pagjumësisë vazhduan të përballeshin me çrregullimin e gjumit në të 20-at dhe 30-at e tyre. 

auto_femije_gjume1539154849

Pasojat e gjumit të pamjaftueshëm

Gjumi është një ndër faktorët kryesorë që ndihmon në rritjen e vazhdueshme të fëmijëve. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijëve u nevojiten deri në 16 orë në ditë kur janë foshnje, deri në 12 -13 orë në ditë kur janë në shkollën fillore, dhe deri në 10 orë në ditë si adoleshentë. Gjumi prek pothuajse çdo aspekt të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve, nga funksioni i sistemit të tyre imunitar deri tek aftësitë e tyre për vëmendje dhe sjellje të mirë. Siç tregon edhe një studimi i ri, është e rëndësishme që fëmijët të flenë mjaftueshëm sepse modelet që ata zhvillojnë në fëmijëri mund të zgjasin me vite.

Por edhe zakonet e gjumit luajnë një rol të rëndësishëm. Gjëra të tilla si ndryshimi i orarit të gjumit, përdorimi i ekranit para gjumit ose gjatë natës, apo edhe ngrënia shumë vonë në mbrëmje, mund të luajnë një rol në aftësinë e fëmijëve për të rënë ose për të qëndruar në gjumë vazhdimisht.

Çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

Një sfidë për prindërit, sigurisht, është gjumi i çrregullt i fëmijëve të tyre, veçanërisht kur ata janë më të vegjël. “Shumë shpesh, prindërit nuk mendojnë se duhet të kërkojnë ndihmë për problemet që lidhen me gjumin ose sjelljen, sepse mendojnë se duhet të jenë në gjendje t’i menaxhojnë këto gjëra vetë’’,- tha Playforth. Duhet të kuptojmë se gjumi i mirë, nuk ndikon vetëm në shëndetin e fëmijës suaj, por edhe në shëndetin e familjes. Ndërkaq, shumë nga shenjat e mundshme të pagjumësisë së fëmijëve janë refuzimi i gjumit ose “thirrjet e shpeshta gjatë natës “(kërkimi për ujë, përqafimi, etj). Në përgjithësi, nëse zbuloni probleme me gjumin, të cilat ndikojnë në mirëqenien e fëmijës suaj, ka të ngjarë të kërkoni ndihmë nga pediatri ose një specialist i certifikuar i gjumit,”- shprehet pediatri Dr. Krupa Playforth për HuffPost.

 Ja disa probleme serioze që sjell pagjumësia :

  • Gërhitja ose ndryshime të tjera të frymëmarrjes gjatë gjumit
  • Lodhje e tepërt gjatë ditës
  • Ndryshime të humorit
  • Ndryshimet sociale ose ndryshime të tjera në aftësinë e fëmijës suaj

Ndërkaq, fëmijët mund mund të kenë nevojë për ndërhyrje intensive, si strategjitë e terapisë konjitive të sjelljes që synojnë veçanërisht trajtimin e pagjumësisë. 

“Pagjumësia nuk shërohet vetë. Zakonet që fëmijët krijojnë kur janë të vegjël mund të kenë një ndikim të qëndrueshëm në aftësinë e tyre për të fjetur mjaftueshëm gjatë rrugës.”

 

Përgatiti K.I / Burimi huffpost.com

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top