Për të përfituar në maksimum nga ndjesitë e një puthjeje, truri nuk dëshiron shpërqendrime. Dhe mbyllja e syve është mënyra më e mirë për t’u përqendruar në këtë akt dashurie.
Në momente të caktuara intimiteti, si ato në të cilat puthemi, nuk jemi në gjendje të përqendrohemi në dy ndjesi në të njëjtën kohë, sipas një studimi të psikologëve në Royal Halloway, University of London.
Gjatë eksperimenteve të tyre, studiuesit vunë re se, gjatë puthjes, truri duhet të kthejë vëmendjen nga ajo që po bëni dhe për këtë arsye ju mbyllni qepallat tuaja. Mbajtja hapur e tyre mund të çojë në shpërqendrim, duke parë ambientin tuaj përreth ose duke vazhduar të mendoni për aktivitetin në vazhdim deri në një moment para puthjes.
Për këtë studim, 16 vullnetarëve iu kërkua të kryenin detyra mendore dhe vizuale, ndërsa pajisjet e ngjitura në duart e tyre lëshonin dridhje të lehta. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit ishin më pak të ndjeshëm ndaj stimulimeve tactile ndërsa ishin të angazhuar në aktivitete vizuale. Truri, në fakt, do të luftonte për të përpunuar hyrjet vizuale në prani të një stimuli tjetër shqisor, veçanërisht nëse lidhet me prekjen.
Sipas studiuesve, mbyllja e syve vë më shumë burime mendore në dispozicion për t’iu kushtuar aspekteve të tjera të përvojës sonë, siç janë ndjesitë e perceptuara nga buzët dhe gjuha.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.