Këshilla & Arsye

October 20, 2016 | 10:42

Pse ju nuk duhet të vendosni vaj ulliri ose luledielli në lëkurën e foshnjës?

Përdorimi i vajit të ullirit ose lulediellit në lëkurën e foshnjave të porsalindura ‘mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Sipas një studimi të ri, ulliri ose vaji i lulediellit në lëkurën e  të porsalindurit mund të vonojë zhvillimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës,  që parandalon humbjen e ujit dhe mbrojtjen nga alergji e infeksione.

Deri më tani ka pasur shumë pak studime për efektet e këtyre vajrave, pavarësisht nga ndryshimet në kujdesin për lëkurën e fëmijës, të cilat janë të lidhura me një rritje dramatike të ekzemës gjatë dekadave të fundit: nga 5 për qind e fëmijëve të moshës 2 deri në 15 vjeç në vitin 1940, në rreth 30 për qind sot.

Sipas Alison Cooke, pedagoge, e cila udhëhoqi studimin “vaji pengon pengon zhvillimin e mureve mbrojtëse të lëkurës dhe kjo mund të lidhet me zhvillimin e kushteve të tilla si ekzema. Ne duhet të bëjmë më shumë kërkime për këtë çështje me vajra të ndryshme dhe gjithashtu të studiojmë lidhjet e mundshme me ekzemën,” tha Cooke.

Por ajo që është e qartë është se, këshilla e tanishme që u jepet prindërve është shmangia e këtyre dy vajrave në lëkurën e  foshnjave të porsalindura.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top