FB

April 19, 2021 | 8:13

Pse kafja e bluar vetë është pafundësisht më e mirë sipas ekspertëve

Nga Orjona Tresa

 

A ju kujtohen kohërat kur gjyshërit apo prindërit, (ndoshta dhe ju vetë nëse e keni arritur atë periudhë), të shijonit aromën që lëshonte mulliri i kafesë, teksa brenda tij piqeshin kokrrat e gjelbra të kësaj bime. Ai proces rrotullimi i pandërprerë, herë pas here me shkundje, për të ndihmuar në pjekjen uniforme. Gjithçka ishte si një lloj kënaqësie familjare për të siguruar shoqëruesin e mëngjeseve sapo hapje sytë, në tryezë pas një vakti, me të afërm që na vizitonin një herë në javë në shtëpi për t’u parë dhe ndarë kohë me njëri-tjetrin, si peshqesh kur ia ktheje pas vizitën, në raste detyrimi tek dikush që kishte humbur të dashurin, dhe një sërë sebepesh që i ngrinin vlerën kafesë orientale, siç e kemi mësuar. Më shumë se kaq kjo pije konsiderohej një melhelm, që funksiononte gjithaq si një lloj ushqyesi sa dietik aq energjik, për të vazhduar ditën e gjatë e të lodhshme para.

1

Aromën e freskët të kafesë e kam edhe sot e kësaj dite. Atë të vjetrën sigurisht. Sot rrallë më ndodh ta shijoj njësoj, edhe pse ka bar-e që ofrojnë të ashtuquajturën kafe turke.

Në një studim të fundit të publikuar nga HuffPost, eskpertët e fushës së kafesë, thonë se kafeja e bluar nga vetë përdoruesi në kushtet e shtëpisë, ka përfitime jo vetëm në shije dhe aromë, por edhe në cilësi, për shkak të freskisë së saj.

Summer Zhang, pjekës dhe ekspert i kontrollit të cilësisë në Onyx Coffee Lab  thotë se: “Bluarja e freskët e kafesë me kokrra të plota është më e mirë, sepse molekulat aromatike do të avullohen pas bluarjes dhe sipërfaqja e ekspozuar e kafesë rritet ndjeshëm, duke rezultuar në oksidim më të shpejtë. Kur fillon të oksidohet, fillon të humbasë aromat”. Dhe procesi i oksidimit ndodh shpejt.

Asnjëherë në bar-e në vendin tonë nuk mund të marrësh një përgjigjje të tillë vlerash, sepse bluarja në sasi e kokrrave të kafesë sjell një produkt që duhet të mbulojë një kohë të gjatë shërbimin e pijës që jo të gjithë e preferojnë. Atëherë kafeja nuk është më e freskët, as në shije, aromë apo vlerat ushqyese të lartpërmendura.

2

Për të përftuar këtë botë shijesh dhe aromash, ekspertët thonë se mund t’ia dilni duke u rikthyer tek tradita. Mjafton të blini një mulli kafeje, i cili është ekonomik, një filxhan kafeje kokrrash të gjelbra dhe t’i piqni ato kushtet e shtëpisë. Gjithashtu kjo është një terapi mirëqenieje psikologjike përmes aromës.

“Procesi i bluarjes fillon të çlirojë shumë nga ato aroma”, thotë Luke Byington, sipërmarrës kafeje.

Në mënyrë që të sigurohet një filxhan i freskët, kafeja e plotë duhet të jetë e pjekur jo më shumë se 7 deri në 10 ditë më parë, megjithëse Byington tha se çdo gjë e pjekur brenda muajit të kaluar është në rregull.

“Vetëm mos harroni: Kafja prishet, prandaj është e rëndësishme ta trajtoni si të tillë! Atë nuk mund ta mbash përgjithmonë në dollapin tuaj”, thotë Eileen

Një qese me kafe kokërr të plotë dhe një mulli mund të ndryshojnë vërtet përvojën tuaj në shtëpi. “Gjatë pandemisë, shumë njerëz investuan në përgatitjen e kafeve në shtëpi”, tha Rinaldi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top