Këshilla & Arsye

June 13, 2018 | 15:04

Pse lëngu i portokallit është më i shëndetshëm nëse e mbani në ngrirje?

Sipas hulumtimeve të fundit lëngu i portokallit është më i shëndetshëm nëse është ngrirë dhe pastaj është lënë të shkrihet.

Shkencëtarët kanë zbuluar se trupi mund të përthithë më shumë antioksidantë nga lëngu i shkrirë i portokallit, sesa nga lëngu i freskët ose i pasterizuar.

Kur lëngu i portokallit ngrihet dhe shkrihet, elementet e shëndetshëm ndahen në grimca më të vogla, të cilat janë më ta lehta për t’u përthithur nga zorrët.

Këto grimca, të quajtura karotenoide, mendohet të kenë vetitë për të luftuar kancerin, mund të konvertohen në vitaminë A dhe të kenë përfitime anti-inflamatore dhe për sistemin imunitar, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Hulumtimi nga Universiteti i Seviljes ka studiuar se si ngrirja ose pasterizimi – sterilizimi me nxehtësi – i lëngut të portokallit preku antioksidantët.

Ata besojnë se ngrirja, e cila është bërë në industrinë ushqimore për të ruajtur lëngun, përmirëson shëndetin e lëngut dhe tani shpresojnë të provojë teorinë e tyre jashtë laboratorit.

Studimi u përqendrua në atë që shkencëtarët e quajnë qasja bio e antioksidantëve, që do të thotë se sa të disponueshëm janë ata për t’u përthithur nga ushqimi në gjak.

Thithja në gjak dhe ndërtimi i organeve dhe indeve është mënyra se si antioksiduesit i japin vetitë e tyre shëndetësore në trup.

 

Burimi / dailymail.co.uk

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com