FB

June 14, 2023 | 9:32

Pse momentet e heshtjes dhe vetmisë janë të dobishme për ne?

 

Bashkëveprimi i vazhdueshëm me të tjerët mund të jetë vërtet rraskapitës sepse duhet të investojmë shumë energji për t’i bërë të tjerët të lumtur, për t’i kënaqur, për t’i bërë të buzëqeshin, për të arritur gjithçka që pritet nga ne! Edhe pse këto janë ndërveprime të përditshme me prindërit, miqtë, partnerët ose fqinjët tanë, shpesh na shterojnë.

Nga ana tjetër, momentet e heshtjes dhe vetmisë mund të na rimbushin energjitë dhe të përmirësojnë shëndetin mendor!

  1. Vetmia inkurajon procesin e vetë-vëzhgimit dhe vetë-analizës

Për shkak të nxitimit të vazhdueshëm të emocioneve të të tjerëve, të cilat me vetëdije ose pa vetëdije i supozojmë, mund të humbasim kontaktin me emocionet, dëshirat dhe nevojat tona. Sipas shkencëtarëve, kur ndalemi së fokusuari tek njerëzit dhe gjërat që na rrethojnë, jemi gati t’i kushtojmë më shumë vëmendje mendjes dhe mendimeve tona.

  1. Vetmia mund të ushqejë kreativitetin

Në momentin që fillojmë të gëzojmë shoqërinë tonë, kemi një perspektivë të re mbi emocionet tona dhe rezultati është një kuptim më i thellë i vetes, ajo që na bën të lumtur ose të trishtuar, dhe menaxhimi më i lehtë i emocioneve tona.

  1. Nuk ke pse bën kompromis

Shpesh lëmë mënjanë atë që na pëlqen më shumë për hir të të tjerëve, por kur jemi vetëm mund të gëzojmë atë që na plotëson dhe na bën të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top