Këshilla & Arsye

February 1, 2019 | 8:10

Pse na shërben ngjitja alpine, ja 5 arsye të shëndosha

Ngjitja është një sport gjithnjë e më popullor, i rekomanduar nga të gjithë: por a i njihni arsyet? Ka entuziastë të përjetshëm dhe ata që e nisin si modë, por pastaj nuk mund të bëjnë dot pa të.

1Nëse ky sport u pëlqen paksa të gjithëve, një motiv është, por në të vërtetë mund të rendisim të paktën 5.

1.Një sport për të gjitha stinët

Meqenëse ka shumë palestra me mure të posaçme për trajnim, ngjitja është një sport praktik në të gjitha stinët (edhe në intensitete apo atmosfera të ndryshme).

2.Ngjitja për të tonifikuar muskujt

Ngjitja tonifikon muskujt e trupit dhe rrit forcën muskulore të krahëve dhe këmbëve; një aktivitet pra i dedikuar për personat që bëjnë jetë sedentare.

3.Vetëdije e madhe për trupin tuaj

Ky sport rrit vetëdijen për trupin tuaj, të forcave dhe pikave të dobëta dhe nisur nga këto ka edhe përfitime në shëndetin mendor.

4.Një trajnim edhe për trurin

Kryerja e shtigjeve të caktuara është gjithashtu një ushtrim logjik për trurin. Trajnimi për t’i mësuar përmendësh dhe për të provuar mënyra alternative është një trajnim i vazhdueshëm për kujtesën.

5.Peisazhe që lënë me gojë hapur

Arsyeja e fundit, por jomë pak e domosdoshme, është mundësia për të admiruar vende të mrekullueshme (veçanërisht gjatë stinës së ngrohtë), nga perspektivat të tjera të paarritshme!

Përse ngjitja përmirëson gjendjen shpirtërore?

Ndër arsyet e mira që kemi identifikuar nga ngjitja, është e qartë se në këtë aktivitet sportiv janë të lidhura fort trupi dhe mendja. Nuk është thjesht një mendim: një studim i kohëve të fundit ka treguar se ngjitja mund të ketë reagime pozitive për luftën kundër depresionit.

2Dy studiues nga Universiteti i Arizonës, Erlangen-Nuremberg në Gjermani, kanë arritur në përfundimin e një studimi ku morën pjesë 100 persona fazë kurimi ndaj depresionit. Për dy muaj pacientët janë ftuar të praktikojnë tri orë ngjitje sportive në javë, në faqen e një palestre. Gjatë këtyre javëve u pa një progres pozitiv, një përmirësim i gjendjes depresive nga “e moderuar” në “e butë”.

Pra, nëse nuk vendosni të ngjiteni për një trajnim fizik, ia vlen të paktën ta provosh për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Përgatiti Orjona TRESA

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top