Gjyshërit krijojnë një marrëdhënie edhe më unike me nipërit e mbesat e tyre, e cila është më e ëmbël se ajo e vendosur me prindërit.
Gjyshja është ajo që tregon histori, përgatit ushqimet më të shijshme dhe i njeh këngët si askush tjetër. Gjyshi është ai që na mëson të ngasim biçikletën, na shoqëron të luajmë futboll apo të kërcejmë. Kujtimet e gjyshërve janë ato që nuk shuhen kurrë nga kujtesa dhe me kalimin e kohës, ne e kuptojmë më shumë se sa të rëndësishëm kanë qenë roli i tyre në fëmijërinë tonë.
Përparësitë për t’u bërë gjyshe ose gjysh:
- Nipërit dhe mbesat të bëjnë të rijetosh kohët e mira dhe të sjellin kujtime të kohës kur ishe i ri dhe kishe fëmijë të vegjël.
- Ardhja e nipërve siguron një sasi të jashtëzakonshme energjie për ata që bëhen gjyshër dhe ata shpejt fillojnë të kujtojnë gjithçka rreth kujdesit për fëmijën.
- Nipërit dhe mbesat u japin gjyshërve një nxitje të rinisë. Ata mendojnë se kanë shumë për të dhënë dhe për të bërë për nipërit dhe mbesat e tyre.
- Përveç dashurisë pa kushte që janë të gatshëm të japin, gjyshërit gjejnë vullnetin e nevojshëm të përshtaten me ritmin e nipërve dhe mbesave.
- Pa marrë parasysh sa vjeç jemi, ne gjithmonë mund të vazhdojmë të mësojmë dhe me ardhjen e nipërit dhe mbesat kjo është një mënyrë ideale.
Çdo minutë me gjyshërit tanë është i artë, por edhe çdo minutë që gjyshërit kalojnë me nipërit dhe mbesat e tyre janë të paçmueshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.