Të gjithë kemi përjetuar situata në të cilat kemi qenë viktima të gabimeve ose padrejtësive. Nga një votim i mohuar në shkollë, te një promovim i dhënë atyre që, për mendimin tonë, nuk e meritonin vërtet. Dhe kaq shumë prej nesh mund të jenë bërë viktima të dëshirës për hakmarrje ose, madje, për t’i dëshiruar të keqen dikujt tjetër. Kur na bëhet padrejtësi, nevoja për drejtësi bëhet urgjente, pothuajse jetike. Një dëshirë që lind dhe kërkohet me çdo kusht. Të merret me të mirë, ose, edhe me të keq.
T’i urosh të keqen tjetrit, një lloj qarku i shkurtër mendor
Nëse kjo gjendje shpirtërore, sado e ligjshme, nuk merret parasysh, mendimi për t’i dëshiruar të keqen dikujt gjithashtu bën rrugën e vet. Një lloj qarku i shkurtër mendor që çlirohet kur ndihet vetëm dhe i poshtëruar, i ofenduar dhe në padrejtësi. Në këto situata harrojmë disa koncepte themelore. Si pala e ofenduar ashtu edhe pala ofenduese kanë, në mënyrën e tyre, një arsye. Për këtë arsye, drejtësia parashikon që një person i tretë, një person i quajtur “super partes” mund të administrojë këtë funksion delikat. Të jesh gjykatës, sipas doktrinave më të lashta të zhvilluara gjatë shekujve, do të thotë të kërkosh, te vetja dhe tek të tjerët, detyra dhe të drejta. Dhe këto koncepte nuk janë gjithmonë të ndara, ashtu siç ka veprime dhe sjellje që u shpëtojnë plotësisht kushteve të detyrës dhe të së drejtës. Pra, në këtë pikë, mendja turbullohet dhe mendimi i vetëm bëhet për t’i dëshiruar të keqen dikujt tjetër. Studiuesi i famshëm Simon Baron Cohen, profesor i psikopatologjisë në Universitetin e Kembrixhit, thotë se ligësia lind aty ku ka mungesë ndjeshmërie. Duke përzier analizat shkencore dhe dëshmitë e trashëgimisë së tij hebraike, Baron Cohen përpiqet të identifikojë arsyen që e shtyn një subjekt ndaj një akti mizor ose, dikujt, t’i urojë të keqen një personi tjetër. Duke arritur kështu në një përfundim: ata që nuk kanë ndjeshmëri janë, përgjithësisht, një person i vetëm në botë dhe i vetëm në botën e tij. Kjo është ajo që u ndodh atyre që, duke vuajtur një padrejtësi ose duke përjetuar një gabim, ndihen të vetmuar dhe pa asnjë mundësi që të kenë të drejtën e kompensimit. Në këtë mënyrë, duke lindur idenë e urimit të së keqes mbi ata që i kanë ofenduar ose poshtëruar ata.
Dallimi midis dënimit dhe ndëshkimit
Baroni Cohen kujton gjithashtu, duke i analizuar këto mendime, se ekziston një ndryshim i thellë midis ndëshkimit dhe dënimit. Dënimi zakonisht shkon paralelisht me konceptin e drejtësisë. Dënimi i cili, ndryshe nga ndëshkimi, përfshin mohimin e diçkaje për dikë, shkaktohet kur e drejta e dënimit mungon. T’i urosh të keqen dikujt është pjesë e kësaj hipoteze të dytë. Dhe është faza që kryqëzon ata që nuk arrijnë të marrin një ndëshkim të drejtë në një status të drejte. Duke kujtuar se ky emocion përfundon duke përpirë subjektin që e përjeton atë, duke e çuar gjithashtu në një gjendje mendore dhe psikologjike të ndryshuar dhe shumë larg nga drejtësia.
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.