Ka njerëz që e kanë shumë të vështirë të fiksojnë emrat e personave të tjerë. Por, pse është shpesh më e lehtë të kujtosh fytyrën e një personi, se emrin e tij?
Ky fenomen ndodh për shkak të mënyrës sesi truri ynë përpunon të dhënat arbitrare, dhe pse një mungesë interesi për personin mund të na pengojë në ruajtjen e këtij informacioni.
Në kohën në të cilën jetojmë, njerëzit janë shumë të stresuar dhe ngarkuar me punë. Ndërkohë që vetë truri disa qendra i mban të nxitura, disa të frenuara, kjo varet nga ajo çka kemi përparësi në atë moment.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që këto informacione janë të humbura vetëm sepse një zonë ka qenë e nxitur dhe një e frenuar. Truri i regjistron të gjitha, prandaj shpeshherë disa gjëra na kujtohen më vonë.
Ekspertët thonë që sa më tepër rrugë na dërgojnë drejt një kujtimi të caktuar, aq më e lehtë është për t’u mbajtur mend, dhe kjo nuk ndodh shpesh me emrat. P.sh, edhe detajet që duken të vogla, siç është moti, do të jenë më të lehta për t’u mbajtur mend sesa emri i personit që sapo kemi njohur. Emrat nuk i japin shumë informacion trurit.
Gjithashtu, ne dështojmë në kujtesën e emrave, sepse përqëndrohemi në prezantimin e vetes. Nga ana tjetër, në qoftë se ne nuk jemi të interesuar në diçka priremi ta harrojmë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.