Këshilla & Arsye

May 26, 2017 | 13:00

Pse nuk ndihemi asnjëherë të kënaqur

Në kohën e individualizmit ne mund të vendosim mbi mënyrën e jetesës, karrierën, dashurinë. Por, mirëqenia është shumë larg të pasurit në dorën tonë. Psikanalistët nuk habiten aspak për këtë, sepse për ata qenia njerëzore është e “pajisur” në mënyrë natyrale për të
“fabrikuar” mjerimin e saj. Ata shpjegojnë tendencat drejt pakënaqësisë falë refuzimit për të marrë një vendim.

e-palumtur

Të zgjedhësh partnerin, profesionin, do të thotë të heqësh dorë nga mundësi të tjera. Personalitetet e ashtuquajtur “histerikë”, që karakterizohen nga egocentrizmi, dramaticiteti, dëshira absolute, e refuzojnë kufizimin. Janë përherë
të pakënaqur me atë që kanë, xhelozë për të afërmit e tyre, të cilët i konsiderojnë më të aftë se vetja. Të mbetesh fëmija-mbret Olta, 35 vjeçe, e sheh veten si një viktimë e vazhdueshme e fatit. Jeta e saj profesionale është pre e paqëndrueshmërisë. “Çdo herë
duhet të jetë kështu! Pas disa muajsh mërzitem dhe shoh diçka që nuk shkon. Punëdhënësit nuk më vlerësojnë mjaftueshëm dhe s’arrijnë t’i kuptojnë vlerat e mia”.
Ajo përmbahet të tregojë mundësitë e saj. Të tjerët duhet të mundohen shumë për të kuptuar aftësitë dhe për të zbuluar cilësitë që ajo ka. Shpeshherë të pakënaqurit kronikë
janë fëmijë, të cilëve u janë plotësuar dëshirat përpara se ata t’i shprehnin. Kështu që, për të mbijetuar, janë detyruar të ngrenë pretendime sa më të larta. Është një mënyrë për t’u
thënë të tjerëve: “Ju jeni të paaftë të më kënaqni, jeni të paaftë për të më ofruar atë që unë dëshiroj”. Dhe, nëse përkëdhelen gjithmonë, ata mund të rriten me bindjen se nevojat dhe dëshirat e tyre duhet të përmbushen menjëherë. Në këtë rast, çdo frustrim do të ishte i papërballueshëm. Në moshën 28 vjeçe, Silvia ka gjithçka për të qenë e lumtur. Megjithatë,
ajo përherë gjen një arsye për t’u ankuar: “Kjo gjë i tejkalon fuqitë e mia. Jeta mund të më ofrojë gjithçka, por unë dua saktësisht atë që nuk mund ta kem”.

Për psikanalistët, kjo tendencë për t’u ankuar vazhdimisht do të thotë mohim i ndërgjegjshëm për të qenë i lumtur.

Të luftosh kundër ndjenjës së fajit “Bashkëshortja ime më fajëson se kam tendencën të kritikoj të tjerët”, – tregon Genti. Njerëzit e palumtur mendojnë se në çastin kur ata shfaqin lumturinë e tyre, ajo do të zhduket si me magji. Për psikanalistët, kjo sjellje lidhet me një fajësim të ndërgjegjshëm, i cili i ka rrënjët që në fëmijëri. Rasti më i përhapur: në periudhën e kompleksit të Edipit, kanë ndierë shumë kënaqësi duke dashur nënën e tyre. Duke pasur frikë nga reagimet e prindit tjetër, kanë fajësuar veten për këtë dashuri. Për deri sa e pandërgjegjshmja injoron kohën dhe nuk ka mirësinë
për t’i lajmëruar se tashmë janë rritur, ata vazhdojnë të fajësohen. Nga kjo lind dhe mosbesimi kronik ndaj çdo kënaqësie dhe rreptësia e ekzagjeruar kundrejt vetes.
Çfarë duhet bërë? Identifikoni arsyet e kënaqësisë: Shkruani çdo ditë pesë arsye për të
cilat jeni të kënaqur, duke përdorur fjali pohuese, p.sh: “Më në fund mund të rregulloj shtëpinë në një mënyrë më racionale”, në vend që të thoni: “Është e tmerrshme, kam
shumë gjëra për të sistemuar deri në darkë”. Flisni me pozitivitet: “Ekspozita
është mjaft interesante, por në këtë moment ka shumë njerëz”. Është mirë të keni një shpirt kritik, por jo të keni gjithmonë fjalën e fundit. Përpiquni të ndryshoni mënyrën e të shprehurit: “Kishte shumë njerëz tek ekspozita, por ia vlejti!”. Fokusohuni mbi veten tuaj: Për të përcaktuar objektiva të arritshëm, është mirë të shihni brenda vetes
dhe të pyesni: ”Çfarë më mungon konkretisht për të qenë i kënaqur?”.

Shënoni të gjitha dëshirat që keni.

Zgjidhni vetëm ato që mendoni se janë të realizueshme dhe, më pas, reflektoni mbi hapat e duhur për t’i përmbushur ato.

Lironi veten: Të jetosh i lumtur do të thotë të dish të jetosh me mungesat dhe me faktin se nuk je i përkryer.

Me pak fjalë: jini tolerantë dhe qetësohuni. Shmangni ngurtësinë e trupit dhe sidomos të shpirtit. “Kur isha vetëm, ëndërroja një familje. Kur isha çift, më merrte malli për jetën time si beqar… Kam filluar të analizoj se cila mund të jetë arsyeja e ‘pakënaqësisë’ sime. Duke qenë më i vogli midis vëllezërve, jam ndier gjithmonë i përkëdhelur.Në të njëjtën kohë, mendoja se nuk isha në lartësinë e asnjërit prej tyre,veçanërisht të vëllait të madh. Kam biseduar me prindërit e mi për këtë shqetësim. Ata më thonë se ai që
mua më komplekson, në fakt, më vlerëson shumë. Që atëherë, gjithçka sikur më duket më e thjeshtë”, – shprehet Visari, 33 vjeç, gazetar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top