Sa herë keni fjetur ndonjëherë në një shtrat të huaj? Tani mendoni sa herë jeni zgjuar me të vërtetë të relaksuar në mëngjes! E vetmja gjë e sigurt është se nuk do të jetë shumë …
A keni menduar përse po ndodh kjo?
Studiuesit regjistruan aktivitetin e trurit të 35 vetëve pas dy netë të gjumit në kushte laboratorike, me diferencën e një jave.
Tek të gjithë vullnetarët gjatë natës së parë, një rrjet i veçantë në hemisferën e majtë cerebrale kishte një aktivitet më të madh, në krahasim me hemisferën e djathtë, në fazën e thellë të gjumi.
Kur shkencëtarët vendosën në afërsi të veshit të djathtë të vullnetarëve muzikë për të stimuluar hemisferën e majtë kishte më shumë gjasa të zgjoheshin dhe të ishin vigjilent, në krahasimim me stimulimin në anën e djathtë.
Siç shpjegojnë kërkuesit amerikanë, kjo ndodh për shkak të ndryshimit të mjedisit dhe truri mbetet vigjilent ndaj kërcënimeve të mundshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.