Këshilla & Arsye

January 11, 2021 | 8:17

Pse orizi në restorante ka shije më të mirë se ai që gatuhet në shtëpi! Sekreti që amvisat duhet të dinë

 

Plot receta ka se si të gatuajmë orizin në shtëpi, masat që duhet të përdorim sipas personave, ndonjëherë i skuqur, e herë tjetër në tigan të hapur, me gjalpë për zbutje apo vaj ulliri, e me radhë. Zakonisht kur gatuajmë oriz, recetën e këtij produkti e kemi të shoqëruar dhe në paketimin përkatës. Por megjithatë, përsëri shija në fund nuk është siç e prisnim. Për të gatuar një oriz të shijshëm mund të ndiqni disa nga këto hapa:

1

Shpëlarja e orizit

Fillimisht shpëlajeni orizin me ujë në mënyrë që të hiqni niseshtenë e tepërt, e cila mund të shkaktojë ngjitjen e orizit.

Lënia e orizit brenda natës ndihmon që ai të bëhet më i tretshëm, përshpejton gatimin dhe ul nivelet e arsenikut dhe acidit fitik në të.

Shumica e lënë në ujë për të paktën 20 deri në 30 minuta para gatimit. Për orizin e egër është e domosdoshme lënia e tij në ujë për të paktën 6 deri në 8 orë, pasi kjo do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së gatimit. Para se ta gatuani, derdheni ujin.

2

Raporti oriz-ujë

Për oriz të bardhë (kokrrat e gjata, Basmati, Jasmine), raporti i tij me ujin duhet të jetë 1 filxhan oriz në rreth 1½ deri në 1¾ gota uji.

Për orizin kaf, raporti është 2:1. Pra, 2 gota ujë (ose lëng mishi) në 1 filxhan oriz.

Oriz i egër kërkon me shumë kohe për t’u gatuar dhe për të përthithur ujin, kështu që duhet raporti 3 gota uji me 1 filxhan oriz.

Gatimi

Kombino orizin dhe lëngun në një tenxhere me madhësi mesatare.

Shto 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri, dhe 1 lugë çaji kripë.

Vendoseni orizin të ziejë, të zbuluar, në nxehtësi mesatare.

Për llojet e ndryshme të orizit të bardhë, zieni orizin tuaj në një enë të mbuluar në nxehtësi mesatare ose të ulët derisa të përthithet i gjithë uji, që zakonisht shkon 15 deri në 20 minuta.

Nëse e keni zhytur më parë në ujë, ai mund të ziejë për 10 minuta.

Mos e hapni kapakun menjëherë.

Orizi i egër mund të ziejë për 20 minuta në nxehtësi të ulët, nëse më parë ka qenë i zhytur në ujë, dhe për 45 minuta nëse nuk e keni zhytur më parë në ujë.

 

Burimi 10gjera.com.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top